19 Prill 2024

Mustafa: Kosova në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri

Prishtinë, 24 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në seminarin \"Rose Roth\" i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në Prishtinë.

Kryeministri Mustafa, në fjalën e tij, para të pranishmëve theksoi progresin e arritur në Kosovë që nga paslufta, duke theksuar se dalja nga shkatërrimi i luftës dhe mbrojtja e jetëve të njerëzve, e arsyeton në mënyrë të plotë ndërhyrjen e NATO-s.

\"Mund të them se ne gjatë kësaj periudhe, mbi 17 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s dhe gati 9 vjet pas shpalljes së Pavarësisë në Kosovë, kemi bërë një progres të rëndësishëm edhe në evitimin e pasojave të luftës, në kapërcimin e fazës emergjente të rindërtimit të vendit, në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe tani në ndërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe me vendet tjera.\"

\"Në qoftë se ne e shikojmë zhvillimin tonë brenda një historie që përfshin një periudhë të shkurtër pas çlirimit për këto 15 vjet, kemi bindjen se ndalja e të këqijave nga shkatërrimi i luftës,  mbrojtja e jetëve të njerëzve, pastaj kthimi i atyre që janë dëbuar, por edhe mbrojtja e dinjitetit të atyre që janë dhunuar, janë keqpërdorur, e masakruar gjatë luftës, e arsyeton në mënyrë të plotë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, dhe po ashtu e arsyeton në mënyrë të plotë edhe progresin që NATO po e bënë si një forcë e cila e ruan paqen dhe stabilitetin edhe në rajonin tonë, por edhe në botë\", theksoj Mustafa.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë që të punoj në mënyrë që Kosova të shndërrohet në një eksportuese të sigurisë, duke u rreshtuar në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri.

“Ne tani dëshirojmë që të shndërrohemi nga një vend i cili ka qenë konsumuese e sigurisë në një vend i cili do të eksportoj sigurinë, sepse kemi dëshirë të marrim pjesë në veprimet humanitare të NATO-s në vendet tjera, ose më vonë në operacionet paqësore.  Vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur e cila është në gjendje që të aplikoj të gjitha standardet e NATO-s dhe të jetë në krah të një aleance botërore për paqe dhe siguri”, tha kryeministri Mustafa. 
 
Sa i përket NATO-s ai theksoj se interesimi i Kosovës është që të ketë bashkëpunim aktiv me NATO-n.

\"Ne vlerësojmë shumë prezencën e KFOR-it në Kosovë. KFOR-i ka një autoritet shumë të lartë dhe një besim shumë të madh të qytetarëve, sepse nuk është një forcë që vetëm ka ruajtur stabilitetin në Kosovë, ka ruajtur paqen, por po ashtu ka treguar një integrim shumë të madh në pikëpamje të bashkëpunimit me komunitetin, përkatësisht me qytetarët në të gjitha pjesët e vendit në të cilin ai ka vepruar gjatë kësaj periudhe dhe po vepron.  Ne po ashtu  jemi të interesuar që edhe më tutje të qëndroj në Kosovë si pjesë e stabilitetit, paqes dhe besimit të të gjithë qytetarëve përfshirë edhe komunitetet.\"

\"Gjatë periudhës së pasluftës ne kemi pasur prioritete të ndryshme varësisht se çfarë periudhe kemi kaluar, nga ato të kapërcimit të pasojave të pasluftës si situatë emergjente, pastaj të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe tani të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimeve evropiane\", tha Mustafa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)