18 Prill 2024

Hyseni kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve për luftimin e terrorizmit

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në Seminarin e NATO-s në Prishtinë, ka folur ndër të tjera për ekstremizmin fetar.

Ministri Hyseni ka folur për dukurin e zhvillimit të ekstremizmit dhe terrorizmit në përgjithsi. Hyseni ka theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përfundon me akte terroriste e që sipas tij po bëhet shumë shqetësues.

Ai ka thënë se manipulimet ekstremiste po vijnë për qëllime politike dhe përfituese të tyre. Ai ndër të tjera tha se ekstremizmi nuk është vetëm problem vendor por nacional.

\"Ekstremizmi i dhunshëm i cili shpesh herë përfundon në akte terroriste, radikalizmi i shoqërive të ndryshme tashmë janë probleme të gjithë botës. Nuk janë më problme për një vend por janë probleme transnacionale dhe rrjedhimisht kërkojmë një bashkëpunim ndërkombëtarë nëse duam të jemi të suksesshëm në luftimin e këtij fenomeni.\"

\"Më 11 shtator me rastin e sulmeve në kullat binjake kishte një përcepsion se më shumë ka të bëjë me Amerikën e që ishte ky një gabim i madh. Historia doli se aktet terroriste ishte një dëshmi e ekstremizmit. Manipulimi i këtyre doktrinave për qëllime të ndryshme janë shqetësuese! Bota është shumë e preokupuar nga këto akte\", theksoi Hyseni.

Hyseni ka folur edhe për ekstremizmin e dhunshëm dhe praninë e tij në Kosovë duke thënë se Kosova ka arritur sukses në luftimin e këtij fenomeni.

“Në Kosovë ka një vit që kemi aprovuar Strategjinë Kombëtare për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, kemi aprovuar edhe Ligjin për ndalimin e shkuarjes së kosovarë në luftëra të huaja. Në 1 vit nuk kemi regjistruar asnjë rast të shkuarjes së qytetarëve në konflikte të jashtme. Në fund të muajit shtator, kemi gjashtë raste, dy kemi konfirmuar se kanë arritur të shkojnë përmes rrugëve të ndryshme”, tha ai.

“Nuk përjashtojmë mundësinë që ndonjë i radikalizuar të gjejë rrugë të treta, sidoqoftë rezultate janë të prekshme dhe të dukshme dhe janë rezultat i Strategjisë Nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përkatësisht planit të veprimit të kësaj strategjie”, theksoi Hyseni.

Ai ka thënë se ”Kosova ka demonstruar se pothuajse askush tjetër më shumë në Ballkanin Perëndimor gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe rezultatet janë evidente”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)