29 Mars 2024

Mbahet provimi profesional për zyrtarët konsullor të MPJ-se

Prishtinë, 21 tetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencia e Regjistrimit Civil, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile dhe Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 02/2015, për kushtet dhe procedurat e dhënies së provimit profesional, mbajti provimin profesional për zyrtarët konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Paraprakisht Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike, kanë organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile, Regjistrimit Civil dhe përdorimit të sistemit të Gjendjes Civile, për zyrtarët konsullor të Ministrisë se Punëve të Jashtme.

Agjencia e Regjistrimit Civil ka përmbushur obligimin ligjor rreth organizimit të trajnimit në fushën e Gjendjes Civile për zyrtaret Konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja në fushën e Gjendjes Civile e stafit diplomatik të MPJ-së, të ngarkuar me çështje konsullore, nëpër misione në botë, si dhe për stafin e çështjeve konsullore në MPJ, si kusht për paraqitjen e provimit profesional.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 26 zyrtarë të MPJ-së të ngarkuar me çështje konsullore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)