25 Prill 2024

KMDLN kërkon ndryshim vendimi për suspendim ndaj të të “akuzuarve”!


Prishtinë, 21 tetor - Ministria e Drejtësisë pas një njoftimi të Prokurorisë se ndaj 10 ish dhe zyrtarëve të tashëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, u ngatërrua dhe mori në thua duke e cilësuar këtë hetim si ngritje të aktakuzës ndaj këtyre zyrtarëve dhe me një automatizëm i suspendoi nga puna duke mos e sqaruar rastin deri në fund.

Pastaj doli se këta ish dhe zyrtarë të tashëm në mesin e të cilëve ka edhe të dorëhequr, padrejtësisht janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre është paragjykuar fajësia ndonëse hetimet ende nuk kanë përfunduar e që përbënë shkelje të rëndë ligjore dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut të cilën, po ta bënte Ministria për Bujqësi nuk do të tolerohej e lëre më një ministri që do të duhej të ishte e përpiktë në interpretimin e procedurave ligjore (sepse vet i ka përpiluar këto), dhe të garantojë të gjithë të dyshuarit për një hetim të pavarur, të pa ndikuar politikisht dhe në përputhje me ligje në fuçi e që këtë rast nuk ka ndodhur kështu.

KMDLNj kërkon nga Ministria e Drejtësisë t’u kërkojë falje atyre që u është paragjykuar fajësia, pa përfundimin e hetimeve dhe ta tërheqë vendimin për suspendim nga puna për të “akuzuarit”, pa aktakuza të ngritura.

Gjithashtu, KMDLNj kërkon të ndërmerren masa ndaj atyre që e kanë bërë këtë lëshim, që e kanë dezinformuar opinionin, që i kanë damkosur zyrtarët fajësia e të cilëve deri më tani nuk është provuar e cila e ulë reputacionin dhe besueshmërinë në këtë Ministri.

KMDLNj, në përkrahje të KFOS, monitoron respektimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria por edhe stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës që është i angazhuar në këtë Shërbim.

KMDLNj kërkon që politika të mos interferojë në punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës , që nga emërimi i zyrtarëve të lartë, te trajtimi i personave të privuar nga liria e deri te përfitimi i  beneficioneve dhe faljeve të dënimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)