29 Mars 2024

Investimi në ndërtime ekologjike, synim i bashkëpunimit me Kosovën


Prishtinë, 21 tetor - Sot, në Odën Ekonomike të Kosovës qëndroi një delegacion i biznesmenëve dhe investitorëve nga Bursa e Truqisë, të organizuar në Shoqatën e Inxhinierëve dhe Arkitektëve biznesmenë (BUMIAD), ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit bilateral.

Delegacioni në fjalë u prit nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Gërxhaliu me bashkëpunëtorë, ku u bë një prezantim i ambientit biznesorë në Kosovë dhe i sektorëve që kanë mundësi për të rritur bashkëpunimin në mes të dyja shteteve.

“Më gëzon fakti që jeni të interesuar për të tërhequr studentë nga Kosova që të vazhdojnë studime në Universitetin e Bursës, dhe atë në fusha prioritare për Kosovën siç janë : Ndërtimtaria, Arkitektura, dizajni, elektroteknika, dmth drejtime për të cilat Kosova ka nevojë”, tha z. Gërxhaliu.

Poashtu, u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit, projektimit, implementimit, por edhe për investime të mundshme në sektorin e energjetikës.

Të dyja palët u pajtuan për të vazhduar komunikimin dhe së shpejti të kenë një takim të përbashkët me projekte konkrete të cilat do të prezantohen në Kosovë para biznesmenëve, ndërtimtarëve, projektuesve dhe palëve të tjera të interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)