28 Mars 2024

Në Antalya te Turqisë shënohet “Dita Kombëtare e Republikës së Kosovës”

Antalya, 21 tetor - Në kuadër të Expo Antalya 2016, në Antalya të Turqisë sot organizohet “Dita Kombëtare e Republikës së Kosovës”.

Shënimi i kësaj ngjarjeje është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa është përkrahur nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke.

EXPO 2016 Antalya, është panairi i parë ndërkombëtar që Turqia mirëpret pas një pune dhe mundi katërvjeçar.

Filozofia e panairit është “Një Botë të Gjelbër për Brezat e Ardhshëm\", kurse motoja është “Të lulëzojmë të ardhmen\".

Panairi Ndërkombëtar Botanik EXPO pranohet si organizimi më i madh pas Lojërave Olimpike dhe Kupës Botërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)