28 Mars 2024

Ligji kundër Krimit Kibernetik i domosdoshme

Prishtinë, 20 tetor - Në ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt  takimi Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, lidhur me raportet e tremujorit të tretë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë per Siguri Kibernetike; përpjekja për funksionalizimin e plotë të CERT-it  Qeveritar dhe atij Nacional.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, fillimisht  përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani dhe vlerësoi se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë dhe brenda vendit.

Gjithashtu zëvendësministri Mustafa, theksoi se për kundër përshtypjes së krijuar në opinionin  se  qytetarët kanë njohuri  mbi sigurinë kibernetike  e vërteta është shumë më ndryshe dhe lirisht mund të  konstatojmë se njohuritë mbi rreziqet  e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi  u mungojnë  edhe një pjesë e madhe  e qytetarëve  si dhe zyrtarëve të institucione publike.

“Zhvillimet teknologjike e bëjnë të domosdoshme miratimin e ligjeve, siç është ai i Kodit Penal dhe ai i Krimit Kibernetik. Të  gjitha  institucionet  publike, si dhe  ato private, duhet përfundimisht  ta kuptojnë më mirë rëndësinë e sigurisë kibernetike, duke hartuar plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike. Parandalimi është lufta më e suksesshme kundër krimit kibernetik”, theksoi Mustafa.

Të gjithë anëtarët e këshillit me kontributin e tyre  gjatë  këtij takimi  konfirmuan  gatishmërinë e tyre  maksimale dhe përmbushjen e objektivave të parapara nga Strategjia për Siguri Kibernetike duke shpresuar që edhe vendim-marrja në institucionet më të larta të jetë  pro kësaj strategjie. 

Në fund u njoftua për organizmin e Konferencës së Parë Rajonale për Siguri Kibernetike, e cila do të mbahet në Prishtinë më 21 – 22.11.2016.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)