25 Prill 2024

Realizohet fluturimi i parë Prishtinë-Paris

Prishtinë, 1 tetor - Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u inagurua fluturimi i parë Prishtinë-Paris me kompaninë ajrore easyJet.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Kosovës në Francë, z. Qendrim Gashi, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.

“Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese.\"

\"Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi.\"

\"Kjo është një linjë e rëndësishme që lidh Kosovën me njërën ndër kryeqendrat më të rëndësishme europiane, Parisin\", ka thënë drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

Gjatë këtij muaji easyJet do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të Shtuneve, ndërsa që nga 2 Nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të Mërkureve dhe të Shtuneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)