25 Prill 2024

Prezantohet analiza e politikave lokale shëndetësore në Kosovë

Prishtinë, 30 shtator - Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë organizon tryezën për prezentimin e \"Analizës së Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë\". 

Në këtë tryezë do të prezantohet hulumtimi “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë - Zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare\", i cili do të pasohet me një diskutim të hapur në mes të pjesëmarrësve.

Ky hulumtim adreson mangësitë dhe zbrazëtirat e kornizës ligjore dhe zbatimit praktik të kujdesit parësor shëndetësor dhe në të njëjtën kohë jep rekomandime konkrete për përmirësimin e shërbimit të kujdesit parësor shëndetësor.

Në tryezë pjesëmarrës do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani, Shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Dr. Skënder Syla, përfaqësues të qendrave të mjekësisë familjare, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, OBSH-së dhe KADC-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)