24 Prill 2024

Prezantohet këndvështrimi qytetarë për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 30 shtator - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën për media ku do të shpalosen rezultatet e hulumtimit të realizuar me qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi.

Në këtë konferencë do të shpaloset publikimi “Transparenca e dialogut Kosovë-Serbi: këndvështrimi i qytetarëve”, me rezultatet e dalura nga hulumtimi i opinionit publik rreth transparencës, llogaridhënjes dhe informimit të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës rreth procesit të dialogut.

Disa nga aspektet kryesore që ka trajtuar ky hulumtim janë njohuritë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nivelin e kënaqshmërisë me punën e deputetëve në mbikqyrjen e Qeverisë në procesin e dialogut, përfshirjen e tyre në këtë proces, informimin lidhur me mbarëvajtjen e dialogut si dhe  gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar për temat e dialogut.
 
 Këto janë disa nga çështjet me të cilat KDI u është drejtuar qytetarëve të Kosovës për të mësuar më shumë rreth relacionit që ata kanë ndërtuar me dialogun Kosovë-Serbi, në një kohë kur kanë kaluar 5 vite nga fillimi i këtij procesi, kur skena politike është tejet e polarizuar rreth procesit të dialogut dhe kur është paralajmëruar një fazë e re e dialogimit Kosovë-Serbi.

Konferenca për media do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, në zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, rr.Bajram Kelmendi, nr.45, në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)