24 Prill 2024

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane në vizitë zyrtare në Berlin

Prishtinë, 29 shtator - Delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Me këtë rast ata kanë kërkuar nga deputetë të parlamentit gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane ndodhen për një vizitë zyrtare në Berlin. Vizita e delegacionit e udhëhequr nga kryetarja e Komisionit për Integrim Europian, Njomza Emini, dhe anëtarët: Valdete Bajrami, Slobodan Petroviq, Bislim Zogaj, Fatmir Xhelili, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadriaj, dhe Kujtim Paçaku, kanë zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Në Parlament janë pritur nga z. Stephan Albani, Kryesues i Grupit të Miqësisë parlamentare për Marrëdhëniet me Shtetet e Evropës Juglindore.   

Znj. Emini, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit, kanë kërkuar nga deputetë të Parlamentit Gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve është kërkuar mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale.

Me këtë rast, z. Albani është shprehur i gatshëm për mbështetjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE dhe për forcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy vendeve. 

Delegacionit i Kuvendit gjatë vizitës ka zhvilluar takime në Bundesrat, me ç‘rast është pritur nga znj. Ulrike Hiller, nënkryetare e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, ndërsa nga znj. Hiller është kërkuar që të jetë  si një çështje e rëndësishme liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, delegacioni është takuar me z. Matthias Luttenberg, Zëvendës Shef i Divizionit 212 - për Evropë Qendrore, Juglindore dhe Lindore, Kaukaz Jugor dhe Azi Qendrore, në Zyren Federale e Kancelares.

Në këtë takim është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme që ndërlidhen me liberalizimin e vizave (përmbushjen e kritereve siç është demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit), dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, lobimin tek pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Z. Luttenberg ka diskutuar me anëtarët e këtij delegacioni për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian për Kosovën. 

Ky delegacioni i Kuvendit, po ashtu ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin. Vizita zyrtare dy ditore në Berlin është mbështetur nga qeveria gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë \"Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian\".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)