26 Prill 2024

MI kërkon lirimin e sipërfaqeve afër rrugës Milloshevë-Babimoc

Prishtinë, 29 shtator - Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar të gjithë shitësit ambulantë përgjatë brezit rrugor N-2, përkatësisht aksit Milloshevë-Babimoc, se nga nesër, janë të obliguar që t’i lirojnë sipërfaqet hapsinore të brezave rrugorë këtyre rrugëve, ngase shitja  e mallrave ambulante është e ndaluar, pengon rrjedhën e lirë të komunikacionit rrugor dhe paraqet rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Ligjërisht, ky veprim i shitësve ambulantë është në kundërshtim të nenit 20 paragrafi 2 të pikave (a), (f), si dhe nenit 21, paragrafi 2, pika (k) të Ligjit Nr.03/L-120. Prandaj kërkohet nga ta që hapsirën e brezit  rrugor të rrugës Nacionale N/2 ta lirojnë brenda afatit kohor të paraparë nga dt. 29.09.2016 deri në orën 20.00.

Vërejtja për ndalesën e shitjes së mallrave ambulante në sipërfaqet përgjatë brezit rrugor vlen edhe për të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të vendit.

Nëse brezi rrugor nuk lirohet, ndaj shitësve që nuk e përfillin këtë vërejtje do të ndërmerrën masa konform ligjit, largimi i menjëhershëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)