19 Prill 2024

Vetëdijesohen të rinjt për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar

Vushtrri, 29 shtator - ”Partners-Kosova”, Center for Conflict Management, në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, ka mbajtur në Vushtrri  konferencën  një  ditore  me temën “Vetëdijesimi i të rinjve  për luftimin e fenomenit të  ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm, një sfidë  për Kosovën’’.

Drejtoresha e Qendrës “Partners Kosova” Shukrije Gashi, fillimisht ka folur për rëndësinë e kësaj konference, që mbahet  në kuadër të  projektit “Angazhimi publik i të rinjve, përmes paqes dhe pajtimit, kundër jotolerancës dhe radikalizmit’’ e që u implementua  në 5 komuna të Kosovës: Viti, Gjilan, Kacanik, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Selvije Rashani Menaxhere e Projektit, ka prezantuar një përmbledhje të detajuar të gjitha  rezultateve  mbi  aktivitetet e  realizuara  nga Partners Kosova në kuadër të këtij projekti.  Ajo në vecanti ka theksuar se një rëndësi të vecantë i kanë kushtuar trajnimit të të rinjve  për të kundërshtuar ekstremizmin dhe radikalizmin fetar që shpie në terrorizëm, ku nga këto trajnime kishin përfituar rreth 150 nxënës  të shkollave të  mesme.

Ajo spjegoi në vecanti materien e shtjelluar në trajnime dhe e përgëzoi angazhimin e nxënësve pjesëmarrës në trajnim, duke theksuar se ne si shoqëri duhet të punojmë  akoma më shumë për edukimin e kësaj rinie që konsiderohet si një rini mjafte e shëndoshë dhe me njohuri të shkëlqyeshme në fushën e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit.  Pastaj ajo u fokusua po ashtu edhe në rezultatet e dalura nga hulumtimi mbi ndikimin  e rrjeteve  sociale  në  përhapjen  e  ekstremizmit dhe radikalizmit fetar tek të rinjët,  pasi ato  konsiderohen si një  shqetësim kryesor në përhapjen e këtij fenomeni.

Poashtu Selvije Rashani theksoi edhe rolin e Kampanjës digjitale  që Partners Kosova ka bërë përmes rrjetit të facebook-ut për vetëdijesimin e të rinjëve mbi pasojat që sjellin këto dukuri negative radikale, ku niveli i shikueshmërisë nga ana e të gjitha grupmoshave ka arritur shifrën rreth 57706 shikime, shifër kjo mjaft e knaqëshme.
 
Në këtë konferencë,  ka folur edhe  përfaqësuesja nga Ambasada  Amerikane në Kosovë Mimoza Jupa,  e cila theksoi se duhet fokusuar tek  personat  që kanë marrë  rrugën e gabuar dhe duan të  kthehen  në Kosovë,   në mënyrë që të bëhet  ri integrimi i tyre,  si formë  tjetër  e luftimit  të Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar, një fenomen shqetësues që  ka prekur në masë  edhe Kosovën.

Në këtë konferencë,  foli edhe kryeimami nga Bashkësia Islame  e Kosovës,   Sabri Bajgora , i cili ka potencuar se  ne  fe nuk tolerohet dhuna.  Ai tha se kemi obligim moral e njerëzor  që  si institucione të shtetit,  të  ruajmë  shoqërinë  tonë  nga terrorizmi dhe  pasojat që  sjell ky fenomen i rrezikshëm i cili po kërcënon  botën e sotme.

Ndërkaq,  përfaqësuesi nga Ministria  e Arsimit  Lah Nitaj, ka theksuar angazhimin e kësaj Ministrie  në  luftimin e  fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar,  në veçanti mbështetjen në Objektivat e “Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmi që shpie në Terrorizëm (2015-2020).

Në  këtë  konferencë  u potencua rëndësia dhe roli i  edukimit të  mirëfilltë  të rinisë në Kosovës, veçmas komunikimi, si  dhe zhvillimi i të kritik  kundër Ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmit fetar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)