28 Mars 2024

Koalicioni qeverisës i ka sjellë shumë dëme shtetit të Kosovës

Prishtinë, 29 shtator - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka thënë se opozita nuk është fajtore për dështimet e Qeverisë.

Muharremaj ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka sjellë shumë dëme shtetit të Kosovës.

Ai tha se Qeveria aktuale, përveçse nuk ka bërë asgjë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, nuk e ka realizuar as premtimin për krijimin e vendeve të reja të punës.

Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Muharremaj ka thënë se debati i mirëfilltë në mes të njerëzve kompetentë është zgjidhja kryesore për këtë çështje.

Ai ka folur edhe për sondazhet e fundit lidhur me renditjen e partive politike, duke thënë se ato janë bërë vetëm sa për të sjellë huti në mes të njerëzve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)