25 Prill 2024

KEK-un e viziton Komisioni për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë, 28 shtator - Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për miniera nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryetarja, Sala Berisha-Shala, në  vazhdën e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit dhe sfidave të KEK-ut, sot ka qëndruar në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit si dhe kanë vizituar mihjet sipërfaqësore.

Delegacioni është pritur nga Drejtori Menaxhuesi KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë. z. Gjukaj ka njoftuar Deputetët për prodhimin dhe stabilitetin energjetike në vend, i cili po bëhet  falë punës së palodhshme të punëtorëve të kësaj Korporate, mangësitë ligjore në këtë sektor, por edhe për sfidat e përditshme me të cilat  ballafaqohet KEK-u.

Në anën tjetër, Deputetët e këtij Komisioni njëzëri falënderuan Drejtorin Menaxhues dhe stafin e KEK-ut për punën e palodhshme që bëhet në këtë Korporatë, ata gjithashtu u shprehën të gatshëm për përkrahjen e KEK-ut e me theks të veçantë në fushën legjislacionit, ata kërkuan nga menaxhmenti i KEK-ut ti bëjnë të gjitha vërejtjet lidhur me ndryshimin/plotësimin e amendamenteve në ligjin për miniera dhe minerale   dhe sa më parë ti dërgohen Komisionit i cili do ti analizoj me vëmendje dhe në varësi të arsyetimit do ti procedoj në Kuvend për miratim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)