26 Prill 2024

Komisioni rekomandon buxhet shtesë për RTK-në

Prishtinë, 28 shtator - Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtursot,  të cilën e kryesoi kryetari i komisionit, Naser Osmani, shqyrtoikërkesën e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për mjete shtesë buxhetore për vitin 2016.

Këtë kërkesë para anëtarëve të komisionit eparaqiti dhe arsyetoi drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, icili fillimisht sqaroi se ajo ka ardhur për shkak të ngjarjeve të paparashikuara sportive.

Me këtë rast, ai përmendi shpenzimet përblerjen e të drejtave sportive nga ana e RTK-së, të cilat  janë rriturpas pranimit të Kosovës  në UEFA e FIFA. Po ashtu, ai tha   se edherritja e çmimit të transmetimit të lojërave olimpike, ku mori pjesë edhe Kosova, ka bërë që shpenzimet financiare të shtohen ndjeshëm.

Duke paraqitur një listë të gjerë kërkesash buxhetore, Shala vuri në spikamë shumën prej 3,763,692.22 euro, për të cilat  tha se RTK-ja ka nevojë që të mbulojë ngjarjet sportive me karakter ndërkombëtar, e në të cilatKosova merr pjesë.

Në kuadër të shumës së kërkuar, ishteparaparë edhe shlyerja e borxheve të vjetra të RTK-së, shpenzimetkomunale vjetore, shpenzimet vjetore për personel, si dhe shpenzime tëtjera të këtij transmetuesi publik.

Anëtarët e komisionit,ndërkaq, vlerësuan se transmetimi i lojërave ndërkombëtare në të cilatKosova merr pjesë paraqet interes të gjerë publik, megjithatë,  vlerësuan se, shuma e kërkuar nga menaxhmenti i RTK-së, është shumë ilartë dhe i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Andaj,lidhur me këtë, ata vendosën që Ministrisë së Financave t’i rekomandojmë ndarjen e  vetëm 400 mijë euro, për të përmbushur programin sportiv tëRTK-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhetri projektligje: Projektligjin për Profesionet e Rregulluara nëRepublikën e Kosovës dhe amendamentet e Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Projektligjin përkamatëvonesën në transaksionet tregtare me amendamentet e Komisionitfunksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,si dhe Projektligjin për Shërbimin Mjekësor Emergjent me amendamentet eKomisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, merekomandimin se, ky Projektligj bartë kosto të papërballueshmefinanciare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)