28 Mars 2024

MF mbanë takimin për portfolion me Bankën Botërore

Prishtinë, 28 shtator - Në vazhdën e takimeve të rregullta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorët përkatës që financojnë projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministria e Financave për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore,  sot ka mbajtur takimin me Bankën Botërore ku është diskutuar për Portofolion me këtë institucion.

Në këtë takim të udhëhequr nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, përveç përfaqësuesve të Bankës Botërore pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve, të cilët diskutuan për projektet dhe afatet e implementimit të tyre nga institucionet e Kosovës si dhe për impaktin që kanë këto projekte në zhvillimin e vendit.

Projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Bankën Botërore janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e vendit pasi që prekin fushat me më së shumti interes për ta. Disa nga këto projekte janë:

    Projekti për efiçiencë në energji dhe energji të ripërtërishme në Kosovë (KEEREP);

    Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut;

    Projekti për modernizimin e sektorit publik (PSMP);

    Projekti për regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër (RECAP);

    Bujqësia dhe zhvillimi rural në Kosovë (ARD)  P112526; 

    Projekti për përmirësim të sistemit të arsimit;

    Projekti i shëndetësisë;

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)