28 Mars 2024

Ministrja Hoxha zotohet të bashkëpunoj me Dhomat e Specializuara

Prishtinë, 27 shtator - Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Dr.Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein.

Në takim, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Dr.Donlon, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Dr.Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administartive, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit.

Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)