18 Prill 2024

EULEX-i vazhdon bashkëpunimin me institucionet e vendit

Prishtinë, 27 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim njoftues Shefen e re të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou. Ministri Hyseni e uroi Papadopouloun për detyrën e re, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.

Me këtërast ministri Hyseni kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Hyseni për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e Misionit të EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)