24 Prill 2024

USAID do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

Prishtinë, 26 shator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim delegacionin e zyrtarëve të lartë të USAID-it, në krye me Margot Ellis, nga zyra e USAID-it në Uashington dhe James Hope, shef i misionit të USAID-it në Kosovë.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të mëtejmë në mes MTI-së dhe USAID-it, në funksion të përmirësimit të ambientit të biznesit në Kosovë. 

Ministrja Bajrami falënderoi partnerët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme përmes projekteve të ndryshme në të mirë të fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. 

Nga ana tjetër, znj. Ellis shprehu gatishmërinë e USAID-it për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës me qëllim të fuqizimit të ekonomisë së vendit tonë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)