28 Mars 2024

Apostolova: MSA një gur themel në marrëdhëniet Kosovë-BE

Prishtinë, 26 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim  shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, të cilës i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re dhe mirëseardhje në Kosovë.


Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin që kanë pasur në të kaluarën me Komunën e Prishtinës, të gjitha sfidat, si dhe prioritetet e Komunës.


Kryetari Shpend Ahmeti tha se do të shikojnë së bashku mundësitë për implementimin  e projekteve me Komisionin Evropian për ta bërë Prishtinën një vend më të mirë.


“Ishte një takim i frytshëm dhe besoj që do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha projektet që janë në interes të qytetarëve të Prishtinës”, tha Ahmeti.


Znj. Apostolova nënvizoi rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si një gur themel në marrëdhëniet Kosovë-BE.


“Me vendosjen e MSA-së, sfida e ardhshme është zbatimi. Pushteti lokal ka një rol të rëndësishëm në sjelljen MSA-së, më afër qytetarëve. Në këtë kontekst, ne jemi duke punuar në Agjendën Evropiane të Reformës (ERA), që është një mjet I orientuar drejt rezultatit për ti shndërruar prioritetet e MSA-së, në përfitime konkrete për popullin”, tha znj. Apostolova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)