26 Prill 2024

SHBA të përkushtuara për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Greg Delawie. 

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-ve dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ministri Hyseni.

Gjithashtu, në takim u tha se bashkëpunimi në mes të policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve, duhet zgjeruar.

Ministri Hyseni tha se është e rëndësishme të ruhet partneritetit strategjik me ShBA-të në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore, etj.

Ndërsa, ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se SHBA-të janë të përkushtuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e demokratizimit të vendit dhe mbështetjen në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)