28 Mars 2024

Do ta mundim sfiden

Shkruar nga Blerim Muriqi

Gjithçka po ndryshon. Serbia po fillon ta luaj veten e saj ashtu sikur ajo di. Referendumi në Republiken Serbe të Bosnjes duket disi përtej kaqikut vendor.

Vëllau i madh Rus, i cili asnjëherë në historinë e re nuk i ka sjellur asaj fat, mund të ketë lozur thellë me kërkesa përtej asaj që ne quajmë qëndrushmëri Europiane.

Gjithçka duket se po bëhet sa për të ruajtur Status Quonë për kohë më të mira. A është çmenduri pritshmëria Ruse për Paqëndrushmërinë europiane dhe shpërbërjen e saj?!!! Mbetet të shohim.

Edhe pse Europa ka më shumë interesa se sa ndasi, armiqësitë duket t’i ketë tejkaluar më shumë në saje të civilizimit se sa të vetëdijësdimit.

Kjo përmasë besimi në bashkësinë Europiane vjen nga nevoja e qëndrueshmërisë  Ato, besimi dhe qëndrushmëria, duket se janë me bollëk edhe në saje të kontributit rus me politikën e tij kryeneqe të luftës së ftohtë, të cilës ai po mundohet t’ia mbledhë  cepat.

Rusia po vonohet për historinë, por a do e vonoj edhe shoqërinë njerzore në përgjithësi? Pyetje për tu konsideruar kjo. Bota në përgjithësi dhe Përëndimi në veçanti nuk shohin te Rusia as prehjen e artit, as kontributin në rriten e vlerave të kulturës sikur shihnin dikur me arsye, as civilizimin human të një tradite që domosdo krijohet identitare tek perandoritë apo të mëdhenjtë siç jemi mësuar tu themi me gjuhën e re.

Bota perendimore tek ajo sheh thjeshtë nevojen për arsye që të mbajë nën kontroll arsenalin e madh bërthamor, i cili po degradoj në një shpërbërje të mundshme të Rusisë do e bënte jetën njerzore më të vëeshtirë për shkak të ndotjes së madhe.

Ajo nuk mund të vetshpëtoj nga drejtimi despotik asnjëherë deri sa të ketë në disponim këto armë dhe këtë forcë. Në një mes të tillë kushtesh lindin përbindëshat, ata pejgamerët çoroditës Diktatorët, demonët si Putini.

Akulli siberian (Putini), duket se ka një ëndërr, ai beson se ka edhe mjetet dhe kohen e mjaftueshme për ta bërë atë realitet. Për dallim nga zhvillimet e këtyre 25 viteve të pas rënjes së BRSS-së ku roli rus ishte i mbytur nga nevoja Amerikane për tu thirrur në miqësi e punë të përbashkëta me aleatë të mëdhenj e të menqur përjashtuar Rusinë., sot kur bota është ndryshe, si asnjëherë në historinë e re Akulli Siberian ia ka arritur ta imponoj veten e tij.

Ai sot është faktorë dhe i frikshëm.I tillë ishte edhe Hitleri në Dyert e Moskës!...... Mbi qiellin e Republikës serbe të Bosnjes fluturuan Aeroplanët ushtarak kroat.  Ishin Kroat apo të NATO-s?!!!Një miku im tha, të dyja ngapak e më së shumti ishin realiteti ynë.

Një referendum do mbahet dhe rezultatin e tij nuk do shumë mend për ta parshikuar.  Abkhazia me  Osetinë e Jugut dhe Krimea, do jenë shkërmoqja Boshnjake, dhe jo vetëm e saj. Rusia duket se harron dhe kjo nuk i bënë mirë për poziten e saj ndërkombëtare. Bazuar në këtë referendum duket se ia ka arritur të zgjoj mendësinë e sëmurë Serbe duke e bindur me një gënjeshtër kaq të trashë, se Europa është afër shpërbërjes.

Ku në të vërtetë është Europa dhe Perendimi si tërësi do ta shohim? Aeroplanët kroat mbi qiellin e Republikës serbe të Bosnjes janë sa ogur i mirë poaq dhe një lajm për tu zgjuar.
Rusia duket se llogaritë në efektin domino të rajonit me çka do i vështirësohej menagjimi Perendimit tashmë të përfshirë në një gamë të gjerë zhvillimesh ndërkombëtare.

Ballkani mjafton të ketë hapsiren e mjaftueshme sa për të shkrepur shkëndijat, pastaj falka është zanati i tij. Serbët do donin të ishin të duruar dhe të menqur por nuk i lë shovenizmi që e kanë kultivuar në gjithë historinë e tyre.

Rusia e di se brigjet e Adriatikut tash për tash janë mision i pamundur dhe ajo ka rritur apetitet për rreth  strofkës së vet. Marrja edhe e një pjese të Ukrainës rusofolëse pse jo dhe sytë mbi pjesen e poshtme të Moldavisë do ishin një kombinim fatal për tu konsideruar nga bota e lirë.Nëse Kosova për disa dhjetra mijëra serb ka ngritur një perandori të lirive në korpusin e diskriminimit  pozitiv dhe po ruan qetësinë karshi kolonëve dhe kasapëve të djeshëm e qytetarëve të pabindur të sotëm, pse të mos bëhet mësim suksesi në gjithë hapsirën ish Jugosllave dhe jo vetem këtu.

Serbia duke dashur një fitore para populit të saj po dëshmon rrezikun që ajo në fakt paraqet për rajonin. Me mendësi të tilla e për të tilla apetite serbët  kanë përgjakur deri në gjenocid rajonin. Kalkulimet me lapsin e historisë duket se mund ta përgjakun ardhmërinë prap dhe si asnjëherë më parë.

Rajoni ka numëruar shumë dhimbje për gjatë gjithë historisë së tij dhe kjo ishte humbja e të gjithëve, kujt  më pak e kujt më shumë.

Që të kemi të fituar të përhershem dhe për ti harruar humbjet e të gjithëve meqë të mëdhenjtë nuk na shohin si interes impenjimi na duhet barazpesha gjeopolitike ose marrëveshja për vlerat e reja të cilat do i ndajmë bashkarisht ashtu sikur do i marrëveshim.

Serbia kështu si është pa faktorin shqiptar e kroat të fortë e përballë, ushtarakisht e ekonomikisht, nuk do rreshtë së gabuari dhe kjo mjafton të kemi gjendje të përhershme të shpallur lufte.

Ne kemi mësuar nga Historia dhe Jugosllavia ishte një mësim i mirë edhe pse shumë i rëndë për popullin tonë.

Serbët nuk kuptuan dy gjërat kapitale; se ata po jetonin nën një ombrellë shtetërore dhe neve po na mbanin të robëruar.

Bashkësia Europiane është një shpresë për ne Shqiptarët në aspiratën tonë për të qenë të bashkuar, por me çasjen që ajo po mban ndaj neve na është bërë njerkë akoma pa filluar integrimi ynë atje.

Të tillë trajtesë kishim nga Jugosllavia, të tillë kishim nga Turqia dhe që të dyja ato u bënë më shumë se thjeshtë armiqtë tanë.

Ato u bënë URREJTJA JONË! Dhe ja ku jemi! Meqë Bashësia ndërkombëtare po na rezervon përbuzshëm fatin e ri në mesin e saj, ne do duhej të përvilnim mëngët që në Europë të shkonim më dinjitetshëm e më identitar se sa jemi.

Atje do jemi vetem atëherë kur nuk do jemi disa herë ka disa milion dhe do shkojmë nëpër rrugë të ndryshme, Por si të bashkuar me një zë e një përmbajtje.

Nëse në zhvillimet e reja shterrojmë gjithë mundësitë dhe bashkojmë Shipërinë ashtu sikur ka hije, do ia kemi dalë ta anëtarësojmë në mesin e kombeve të lira e të mëdha.

Zhvillimet të cilat po i nisë Serbia me referendumin në Republiken serbe të Bosnjes patjetër se ka rajone dhe popuj brenda territorit të Serbisë politike të cilët do donin të drejta deklarimi për të ardhmen e tyre, ata sot janë të ngazëllyer dhe për të tillë rast Vojvodina, Lugina, dhe Sanxhaku flejnë me sytë qelë prej tashmë një shekulli.

Shqiptarët besoj se do u rrinë pranë e do i mbrojnë Luginën dhe Sangjakun kur të nisen rrugës së shkëputjes.

Referendumi serb në Bosnje nuk është thjeshtë një referendum, sepse dëshirën e serbëve për tu bashkuar me Serbinë nuk do shumë mend për ta lexuar.

Bashkësia ndërkombëtare gaboj si në Dejton ashtu edhe në Vjenë kur harmonizoj Dokumentin e Athisarit duke u dhënë Serbëve rajone e të drejta me kotonacione Etnie. Kroatët peshuan këtë gabim ndërkombëtar dhe fituan mbi humbjen që u rezervuan ndërkombëtarët, ndërtuan “OUJEN”.

Boshnjakët po paguajnë mungesen e Kapaciteteve dhe kapjen nga ndërkombëtarët. Derisa Kosova mbet jetime (edhe pse ka shtetin amë), ajo po vuan kapjen ndërkombëtare të çarçeve të errëta, kusuret gjeopolitike për qetësimin e Rusisë përmes trajtimit më të butë të tetakulave ruse siç janë serbët!

Kjo ka prodhuar paqëndrueshmëri dhe çmimin e saj do e vuajnë popujt që jetojnë këtu. Të gjithë e duam bashkimin, njëherë të brendshmin atë kombëtar e pastaj me boten e madhe. Rusia ka nxitur serbët në pritshmërinë e tyre. Ata në pasluftërat jugosllave, për të prekur ëndrrën e mitizuar territoreve të huaja, sikur po përligjin dhimbjet e kohës edhe kështu në sytë e botës. A duhet të bjerë “DEJTONI”?

Një paqe e brisht në vete ruan një luftë të pambaruar dhe atë duket se po duan të na e risjellin, më shumë për ta dëshmuar se pë të ndodhur, sepse NATO-ja  në ngurtësinë e saj duke ruajtur paqen herë herë po harron të çbllokoj proceset. Serbia sot, ky mishi për top i Rusisë, si në të kaluarën e saj po ridëshmon se nuk është e aftë të lexoj interesat e veta. Kjo miopi serbe në duart hileqare të Moskës është e rrezikshme jo vetem për paqen, por edhe për mendësin që po cytë ajo.

Fundja rajoni duhet të luaj atë që i imponohet dhe neve Shqiptarëve kujdesi për Sangjakun dhe Luginën duhet të na përfshijë edhe pse Dhunshëm për momentet që po kalojmë por domosdoshëm.

A i është rezervuar Europës fati i saj i përsëritshëm?! Sikur t’i kishte hedhur pas krahëve këto luftërat e mallkuara! Meqë ledhatoj Serbinë nën drithmat e ariut Siberian tanimë duhet të vuaj qasjen e saj joprofesionale.

Rajoni është treguar i aftë sa e sa herë të tërhjek gjithë Europën në zhvillimet e veta dhe njerzimi e ka paguar shtrejtë këtë gjë, jo një herë. Sot duhet të jemi në pas referendumin e panevojshëm serb të Bosnjes dhe mund të na duhet tu shkojmë zhvillimeve prapa.

Drama po luhet në Serbi Ploja do ka përfshirë Bosnjen. Kështu kishte menduar Millosheviqi dhe Shovenizmi serb për Plojën që i dhanë Rajonit, dhe ja ku jemi! Sikur të shpërbëhej Serbia?!!! Kjo do ishte dhe fati rajonal që historia të mos përsëritej për të keq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)