28 Mars 2024

Nis asfaltimi rrugës Melenicë-Zabërgjë dhe Koshtovë me Rrugën Nacionale

Prishtinë, 24 shtator - ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahiri, do të inaugurojë fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Melenicë – Zabërgjë dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me Rrugën Nacionale N-2.

Në orë 11.00, ministri Zharku do të takojë kryetarin Bahtiri në zyrën e tij në Komunë dhe më pas, së bashku do të bëjnë inaugurimin e këtyre rrugëve.

Asfaltimi i rrugës Melenicë – Zabërgjë, që ka një gjatësi prej 6.6 kilometrash, ka një vlerë prej 707,746.89 €, ndërsa asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën Nacionale N-2, që ka një gjatësi prej 1.7 kilometrash, do të kushtojë 211,075.21 €.

Këto projekte do të investohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)