29 Mars 2024

Policia, prokuroria dhe gjyqësori duhet të jenë të barabartë

Prishtinë, 31 gusht - Sot Zyra e BE-së në Kosovë, bashkë me partnerët e saj të BE-së dhe të Kosovës, shënuan përmbylljen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja që i ka mbështetur institucionet e Kosovës, kryesisht policinë dhe prokuroritë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për më shumë se 2 vite. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milion Euro.

Projekti i binjakëzimit i BE-së “Fuqizimi i kapaciteteve hetuese kriminale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” filloi në muajin mars 2014 me objektivë që të mbështesë institucionet e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Projekti i përkrahi Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

\"Për të pasur sukses në luftimin e këtyre strukturave të organizuara, policia, prokuroria dhe gjyqësori duhet të jenë së paku në nivel të barabartë të organizimit të mirë. Shkëmbimi i inteligjencës dhe bashkëpunimit për çdo ditë kërkon njohuri për punën e njëri tjetrit dhe një shkallë besimi. Jam i kënaqur që ky binjakëzim në krijimin e besimit në mesin e institucioneve të Kosovës, duke përfshirë policinë, inspektoratin policor dhe këshillin prokurorial. Besoj se kjo do t’ju ndihmojë që të punoni ngushtë së bashku për të arritur misionin e përbashkët – bërja  Kosovës një vend më i sigurt!\" theksoi Libor Chlad, Zëvendës Shef i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së/PSBE.

Gjatë periudhës së implementimit të projektit, Policia e Kosovës ka treguar nivel të lartë të përkushtimit dhe shkathtësive. Si një prej rezultateve kyçe ishte përgatitur Doracaku i quajtur \"Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Policisë\" i cili do të shërbejë së udhëzues i drejtpërdrejtë për policinë dhe prokurorinë gjatë ushtrimeve hetuese të ekipeve të përbashkëta. Projekti ka dhënë edhe një numër të rezultateve të rëndësishme të prezantuara nga ekipi i projektit dhe institucionet kosovare.

Ky ishte ishte një projekt i Programit IPA 2012 i implementuar nga konsorciumi gjermano-hungarez dhe institucionet e tyre relevante për zbatimin e ligjit dhe të gjyqësorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)