16 Prill 2024

Eshtë e dhimbshme që pas 17 vitesh, janë akoma 1665 persona të pagjetur

Prishtinë, 30 gusht –  Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, Ambasadori Britanik në Prishtinë Ruairí O’Connell dhe bashkëshortja e tij Elida Lawton O’Connell vendosën lule sot pranë ‘Përmendores dedikuar personave të pagjetur’ në Prishtinë.

Për të shënuar këtë ditë, Ambasadori O’Connell dhe homologu i tij, Ambasadori Britanik në Beograd Denis Keefe CMG, lëshuan një deklaratë të përbashkët:

“Eshtë mjaft e dhimbshme që edhe sot pas 17 vitesh, janë akoma 1665 persona të pagjetur. Mungesa e progresit në gjetjen e personave të pagjetur si dhe në zbardhjen e fatit të tyre sjellë vuajtje si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e në veçanti tek familjet e personave të pagjetur. Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë të bëjnë përpjekje maksimale në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze\'\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)