24 Prill 2024

Fati i zhdukurve të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur

Prishtinë, 30 gusht – Sot, shënohet  Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kjo ditë na shërben për të ngritur vëmendjen e autoriteteve, mediave dhe opinionit të përgjithshëm anembanë botës për gjendjen e vështirë të të Pagjeturve dhe familjeve të tyre.

Kjo është çështje e ndjeshme e cila prekë mijëra njerëz në Kosovë dhe paraqet një nga çështjet më të rëndësishme për EULEX-in.

EULEX-i ndihmon  Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, në përpjekjet e tij intensive në përcaktimin e fatit e të Zhdukurve. Veç kësaj, EULEX/IML fuqimisht bashkërendon veprimet me shoqatat e familjeve, familjet individualisht dhe akterët tjerë në proces.

Qysh se ka filluar punën EULEX-i në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në dhjetor 2008, mbetjet mortore të 491 viktimave nga konflikti iu janë kthyer familjeve të tyre. Nga kjo dalin 387 persona të zhdukur e të cilët janë gjetur nga puna intensive në teren (mbi 554 operacione fushore), analiza laboratorike (punë intensive të autopsive dhe identifikimeve, përfshirë 2100 mostra ashtërore të zgjedhura për teste të AND-së) dhe inspektime arkivore.

Instituti i Mjekësisë Ligjore me përkrahjen e ekspertëve mjeko-ligjor të EULEX-it, do të vazhdojë të ushtroj mandatin e tij në gjetjen e fatit të zhdukurve sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)