24 Prill 2024

Kapen tekstil i kontrabanduar

Prishtinë 29 gusht –  njësit e Doganës së Kosovës në mbrëmje gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin dhe konfiskojnë një automjet i cili ishte në posedim të mallrave të kontrabanduara. 

Njësit e Doganës gjatë orëve të vona të natës kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit i cili është ndaluar për një kontroll ku edhe brenda tij janë gjetur mallra të kontrabanduara, me vlerë afër 7000 mijë euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar.
 
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  [email protected] .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)