25 Prill 2024

Një person vritet, një plagoset nga arma e zjarrit

Prishtinë, 29 gusht – Sot rreth policia  ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:
 
A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
E. Agaj,  22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,
të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat    (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.


Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)