19 Prill 2024

Përmbyllet faza e parë e migrimit legal te qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 29 gusht - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë ju fton të merrni pjesë në takimin përmbyllës me 54 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës ndaj të moshuarve” në Gjermani.

Shkollimi dhe aftësimi trevjeçar profesional do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”.

Faza e parë e projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”, zhvillimi dhe testimi i një procesi të standardizuar të përgatitjes dhe migrimit legal të qytetarëve të Kosovës, bazuar në shembullin për Arsim dhe Aftësim Profesional, të kuadrove profesionale për përkujdesje ndaj të moshuarve, në institucionet e Diakonisë në Baden-Württemberg, është përmbyllur me mjaftë sukses.

54 kosovarë, të cilët për 10 muaj janë përgatitur në aspektin e gjuhës dhe të para integrimit për një proces të ri të jetës për të filluar një shkollim dhe aftësim trevjeçar profesional në profesionin Përkujdesës/e ndaj të moshuarve, në disa institucione të Diakonisë në Baden-Württemberg.

Në takim do të marrin pjesë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale - Arban Abrashi, përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë, drejtori i Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ - James Macbeth, bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë- Johannes Flothow si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)