20 Prill 2024

Pajtim po, por se pari kërkim falje nga Serbia

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Liderët tanë dhe institucionet e Kosovës, karshi veprimeve dhe kërkesave të Serbisë , që pas largimit të forcave serbe nga Kosova me 1999, e deri me sot, po sillen dhe po tolerojnë aso veprime, që nuk do t\'i lejonte asnjë shtet në rruzullin tokësor, që proklamohet si i pavarur, sovran dhe funksional.

Të rrallë janë ata, bile edhe ata që humben terë familjen, dhe me të afërmit e tyre, në luften e fundit, që nuk do të pajtoheshin për pajtim me serbët, sepse e deshëm apo jo, i kemi fqinjë dhe edhe gjeografikisht komshinjet e parë, por kurresesi nuk do duhej të lejohej që pa kërkuar falje filimisht liderët e Institucioneve të Serbisë, dhe atë që nga "varrëmihesi " Nikoliq, "demokrati" Vuqiq , sugari i Millosheviqit, Daciq, por edhe të tjeret publikisht të pëkulen para varreve të shqiptareve kur vizitojnë Kosovën, veprime që do të ndihmonin me së shumti në pajtim mes dy popujve.

Ka shumë arsye që gjithesesi serbët do duhej të paret të kërkonin falje, pasi që ata në trojet e ish Jugosllavisë benë 5 luftra, ata nuk pajtoheshin për ndarje paqësore, ata ishin që erdhen dhe bën dhunë, terror e gjenocid në Kosovë, dhe nuk ishim ne, që shkuam në Serbi, ata janë po të njejtit që edhe pas 16 viteve që u larguan nga Kosova, provokojnë, deklarohen dhe angazhohen për zhberjen e Kosovës, bllokojnë proceset integruese te Kosovës, pengojnë e provokojnë gjithkund e gjithnjë qofte ne forume ndërkombëtare , por edhe sa i përket integrimit te serbeve ne Institucionet e Kosovës.

Edhe përkulja e Hashim Thaçit para varreve te serbeve te vrare pas lufte ne Kosove, (me epitaf ofendues për shqiptaret), mendoj se është e hershme dhe kurresesi nuk është dashur te behet para se një gjë te tille ta bënin liderët serbe te Beogradit, por si duket gjithnjë ne shqiptaret ne kohe jemi ngutur dhe po ngutemi, andaj nuk me habisin edhe deklaratat e dy ministarve serbe te cilët vetëm me letra dhe sa i përket benefiteve jane ne qeverinë Mustafa, sepse slloganët i kane edhe me konfrontuese e irituese se sikur te ishin pjese e kabinetit te Vuqiqit, dhe pa fije turpi e përgjëgjesie , sillen sikur Kosova te ishte Shumadi !!!

Pra, pajtim po, por se pari kërkim falje nga Serbia, dhe ndryshim rrenjësor te raporteve me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)