19 Prill 2024

Veseli: Zhvillimet në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës

Prishtinë, 28 gusht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës.

\"Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë\", thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas tij plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive.

\"E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre\",  thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)