25 Prill 2024

MI investon 700 mijë euro në infrastrukturën rrugore të Hanit të Elezit

Prishtinë, 26 gusht - Banorët e zonës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidh këto vendbanime.

Realizimi i këtij projekti në vlerë 688,381.23 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

Me këtë rast të hënën në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve të këtij projekti në komunën e Hanit të Elezit.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra. Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)