25 Prill 2024

Standardet ndërkombëtare të Barkodimit dhe ndikimi në financa

Shkruar nga Msc. Egzon Nixha

Shpesh herë menaxheret dhe pronarët e bizneseve qoftë prodhuese apo tregtare kërkojnë të dinë si mund të përmirësojnë dhe të rrisin rezultatet e përformances financiare të bizneseve të tyre.

Arritja me konvergjencë e këtyre qëllimeve jo rrallë herë është pakuptushme por jo edhe e parealizueshme.

Ndikimet në përformancën financiare ndërlidhet ngushtë me inovacionin teknologjik e ndërmarr, por sfidë në vete është pikërishtë procesi i prodhimit duke hulumtuar në tërsi prej lëndës së parë deri te produkti final në gjetjen e metodave me relzultate më të larta pozitive në arritjen e këtyre qellimeve të përcaktuara.

Problemet e shpeshta të financimit të bizneseve, e vështirësojnë zhvillimin e saj, por firmat që orientohen drejt inovacionit dhe synojnë performancë të lartë do të kenë një nevojë edhe më të madhe për burime financiare (Wiklund & Shepherd, 2005).

Udhëheqësit e bizneseve, vendimet e tyre të investimeve i  vlerësojnë në tema të riskut dhe të kthimit.

Nga praktikat e hershme të vendeve kapitaliste, aplikimi i standarteve ndërkombëtare të barkodimit kanë treguar rezultate befasuese në ulen kostove të tepërta duke rritur vlerën e mallrave dhe shërbimeve, ngritur eficencën e punës, globalizimin e tregut dhe duke arritur rezultate më të mira financiare të biznesit.

Tani bizneset në vend po bëhen më efektive falë unifikimit të komunikimit dhe përdorimit të të njejtës gjuhë tregtare.

Shumë biznese që eksportojnë ne tregun e huaj, përdorin çelësin unik të referimit (barkodi) i cili iu kërkohet domosdoshmërisht nga partneret e huaj, por edhe bizneset që kërkojnë të përdorin ketë sistem për të përmisuar menaxhimin e të gjithë zinxhirit të ofertës e për më tepër si kërkesë e domosdoshme nga bizneset që kanë të instaluar sistemin bashkëkohor të identifikimit automatik të artikujve.

Ky sistem indentifikues i përdorur e që është në kuadër të standarteve ndëkombëtare të barkodimit i ndihmon këto biznese të menaxhojnë me lehtësi çdo hyrje dalje të produkteve nga magazinat e tyre dhe për me tepër janë të informuar në çdo moment për inventarin e produkteve për shitje.

Deri në shekullin e XX, sistemet e identifikimit të produkteve janë zhvilluar ngadalë deri tek civilizimi bashkëkohor. Orientimi i bizneseve në përdorimin e tyre gjithnjë e më tepër po rritet, dhe teknologjia e barkodeve vazhdimisht është duke u zhvilluar.

Praktikisht çdo gjë e blerë në treg dhe vende të ngjashme kanë nga një barkod të vendosur në të. Kjo ndihmon shumë duke regjistruar një numër të madh të gjerave qe ka biznesi dhe gjithashtu çmimet e tyre.

Deri tek adoptimi i barkodeve, përfitojnë të dy palët, blerësi dhe shitësi nga ruajtja e garantuar e produkteve, ndërsa përmes veglave të administrimit të dokumenteve të barkodeve shpesh ndihmojnë në ndarjen dhe klasifikimin më të lehtë të kategorive që janë marrur nga programet skanuese. (N.Bhawan)

Rëndësia e përdorimit të standarteve ndërkombetare të barkodimit shprehet me numrin identifikues qe i jepet çdo artikulli e që është unik në të gjithë botën, pra s’mund të ketë artikull tjetër në tregun botëror me të njëjtin numër, gjë që përbën një avantazh të madh të përdorimit të sistemit unik të identifikimit të artikujve.

Vendosja e barkodit dhe përdorimi i këtyre sistemeve është hapi i parë i një bashkëpunimi të qendrushëm e bashkëkohor midis tregut të pakicës me furnitorët e tyre dhe ky është vetëm fillimi i një ere të re në menaxhimin efektiv të zingjirëve tregtar të ofertës dhe kërkesës.

Ky sistem po zgjerohet e avancohet jo vetëm në sektorin e shitjeve me pakicë, por gjenë përdorim të madh edhe në sektorin e shëndetësisë (për identifikimin automatik të ilaçeve duke përmirësuar sigurinë ndaj pacientit), gjenë përdorim në sektorin e transporteve (për identifikimin e njësive logjistike), në marrëdhëniet midis doganave (për ndjekjen e origjinës se mallrave), në përcaktimin e gjurmueshmerisë se produkteve ushqimore, duke garantuar sigurinë e tyre etj.

Përdorimi i standarteve ndërkombëtare të barkodimit janë themeli për shkëmbime te qarta dhe të kuptueshme në mes bizneseve, në një ekonomi globale gjithnjë e në rritje.

Kjo ndihmon në uljen e kostove dhe shtimin e të hyrave për te gjithë kategorit tregtare padallim.

Ngritja e nivelit të përdorimit të teknologjisë informatike gjatë furnizimit, shitjes me shumicë dhe pakicë, inventarizimit, analizimit dhe raportimit në kanalin e shitjes së produkteve, kërkon njohjen dhe implementimin e shpejtë të teknologjive aktuale për identifikimin e artikujve tregtar.

Teknologjitë e përdorura sot për identifikimin e artikujve tregtarë, Barkodi dhe RFID (Radio Frequency Identification Data) janë shumë të përhapura në tregun e zhvilluar botëror.

Në Republiken e Kosovës ky trend i identifikimit të artikujve përmes barkodit është në ekspansion, duke iu falënderuar aplikimit të teknologjive të reja të shitjes në supermarketet e hapura në të gjitha anët e Kosovës.

Identifikimi i produkteve, mundëson që artikujt të kalojnë nëpër kanalin e shitjes paprobleme, paangazhime apo harxhime shtesë.

Republika e Kosovës, falë shfrytëzimit të kodit të saj (390), si një element dallues i produkteve, gjithë e më tepër po bëhet prezent në tregun vendor por edhe jashtë saj me ndikimin rrënjësor në ndrrimin e qasjes së tregut të shitjes së deri atëherëshme, në një qasje tjeter pozitive nga i cili po mundësohet konkurrencë lojale në tregun e hapur, zhvillim dhe përmirësim i cilësisë së produktit përball sigurisë së konsumatorit.

Përdorimi i këyre sistemeve të barkodit, ndihmojnë bizneset që automatikisht të bëhen pjesë e familjes ndërkombëtare të anëtareve të EAN/UCC, nëpërmjet së cilës ato lehtësojnë aksesin në tregjet lokale dhe të huaja, rrisin të hyrat e tyre dhe bëhen më konkurent.

Nëpërmjet vendosjes së barkodit në paketimet e produkteve të tyre, bizneset gjithashtu përfitojnë lehtësira të tjera qoftë financiare apo teknike që kontribuojnë në përmirësimin e proceseve të punës, në rritjen e efiçencës së punës dhe shtimin e të hyrave dhe rritjen e kapitalit.

Regjistrimi në standartin ndërkombëtar të barkodit dhe përdorimi i tij, behet një nëvojshmëri për të gjithë bizneset, sepse tregu i huaj, në të ardhmen edhe tregu shqiptar nuk mund të pranoj mallrat që nuk kanë edhe simbolin EAN/UCC e që është pika kryesore e zhvillimit dhe ngritjes bashkëkohore të bizneseve duke ndikuar në përformancen financiare dhe në përballimin e konkurencës tregtare në vend.

Ndaj mund të konkludojmë se përdorimi i gjuhës së njejtë tregtare ndërmjet prodhuesit, furnitorit dhe konsumatorëve është thelbi i një biznesi të suksesshëm, fitimprurës dhe të qendrushëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)