19 Prill 2024

Diskutohet integrimi i Hekurudhave te Kosovës në rrjetin Evropian

Prishtinë, 26 qershor - Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave të Kosovës - Infrakos dhe Trainkos organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me gjendjen ekzistuese te Hekurudhave të Kosovës dhe integrimin e tyre në rrjetin hekurudhor Evropian.

Kjo tryezë e para e këtij formati në Kosovë do të organizohet në Prishtinë, në ambientet e Kolegjit Tempulli sot duke filluar nga ora 9:00.

Kjo tryezë do të veprojë si një platformë diskutimi në mes zyrtarëve të qeverisë dhe palëve të interesuara publike dhe private, si dhe subjekteve tjera, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë në trafik me fokus në transportin hekurudhor.

Diskutimet e folësve do të orientohen në realitetet aktuale duke u përpjekur në gjenerimin e ideve për platforma të reja drejt përmirësimit dhe zhvillimit të hekurudhave të Kosovës, si një proces që do të integrojë vendin me vendet fqinje dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Tryeza organizohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave të Kosovës Infrakos SH.A. dhe Trainkos SH.A.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)