29 Mars 2024

Qeveria ndau 1 milion euro për luftimin e sëmundjes gungore të gjedhit

Prishtinë, 25 qershor - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, u aprovua vendimi për ndarjen e një milion e 93 mijë eurove për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.

Me mjetet e ndara do të sigurohen dozat e nevojshme për vaksinimin e gjedheve, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të kësaj sëmundje në Kosovë.  

Me këtë vendim, parashihet edhe një fond për kompensimin e gjedheve të humbura deri më tani nga blegtorët kosovarë.

Mjetet do të barten në Agjencinë Ushqimit dhe Veterinarisë dhe në pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve, me qëllim të vaksinimit të këtyre sëmundjeve infektive.

Sëmundja gungore e lëkurës së gjedhit nga 19 gushti ka prekur 156 ferma në 20 komuna të Republikës së Kosovës, që parashihet se janë përfshirë mbi 2 mijë e 609 kafshë, deri më tani.

Ky vendim është konsideruar i rëndësishëm nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Ministri Krasniqi tha se ky vendim hap mundësinë që të trajtohet në mënyrë efikase dhe të shpejtë sëmundja gungore e lëkurës së gjedhit.

“Vendimi i sotëm përfshin edhe një fond potencial për kompensimin e gjedheve të humbura për fermerët. Pra, përveç se do të bëjmë vaksinimin masiv, me këtë vendim ne parashohim një fond edhe për kompensimin e gjedheve të humbura i cili do të realizohet konform procedurave ligjore të cilat janë në fuqi dhe të cilat i realizon Agjencioni i Ushqimit dhe i Veterinës, menjëherë në momentin e parë pas verifikimeve zyrtare dhe procedurale të humbjeve të fermerëve dhe fermave të cilat janë prekur nga kjo sëmundje”, tha ministri Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)