29 Mars 2024

Kosova nga Demarkacioni nuk ka humbur as një metër të territorit

Prishtinë, 25 gusht - Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka prezantuar argumente shtesë që konfirmojnë saktësinë e gjithanshme të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, të përkrahur edhe nga ekspertët vendorë e ndërkombëtarë si dhe nga SHBA-të e vendet e BE-së.

Me fakte të pakundërshtueshme, bëhet e qartë se Kosova nga ky proces nuk ka humbur as një metër të territorit, se procesi është kryer në përputhje të plotë me të gjitha standardet, dokumentet dhe procedurat bashkëkohore ndërkombëtare, të cilat mund të konfirmohen në çdo kohë dhe në të gjitha aspektet.

Në këtë material, konfirmohen edhe kundërthëniet e kundërshtuesve të këtij procesi, të cilët në vitin 2007, me dokumente zyrtare konfirmojnë se procesi aktual është plotësisht në rregull, ndërsa sot bëjnë manipulime të të dhënave që vet i kanë krijuar.

Fjala është për  ish kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Përparim Ameti, i cili së bashku me disa prej kundërshtuesve të sotëm, zyrtarisht e vërteton sipërfaqen dhe kufirin e Kosovës.

Ameti dhe kolegët e tij, në vitin 2007 kanë prezantuar hartat me kufijtë identik të viteve 1974-1988-1999-2016, kufi i vërtetuar edhe nga komisioni shtetëror.

Dokumenti i protokolluar zyrtar nga baza e të dhënave për territorin e Kosovës në vitin 2007 i njëjti me të sotmin 2016 

Komisioni shtetëror i mbështetur në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës e marrëveshjet ndërkombëtare ka ofruar dhe me profesionalizëm ofron fakte të qëndrueshme, të pamohueshme dhe të vërtetuara në nivelin kombëtar e ndërkombëtar.

Të dhënat për territorin e Kosovës janë  të rëndësishme dhe shumë qëllimore ashtu si ceket edhe në ligjet e kadastrit të tokave.

Organet Krahinore të Kosovës, edhe tani Shteti i Kosovës, kërkon nga institucioni më i lartë për Kadastër, gjeodezi dhe hartografi të bëhen matjet e tokave për të gjetur shënimet horizontale dhe vertikale të terrenit të territorit të Kosovës.

Fushëveprimi i kadastrit është që t’u shërbej institucioneve publike, duke ofruar të dhëna kadastrale të nivelit qendror dhe lokal, sektorit privat dhe qytetarit në Kosovë të cilët merren me administrimin e tokës. Ky shërbim me të dhëna bëhet për njësitë kadastrale dhe administrative nëpërmjet të Sistemit të Informimit Kadastral dhe Tokësor të Kosovës (SIKTK).

Kadastri mbështet veprimet e personave fizik dhe juridik për qëllimet administrative, juridike, ekonomike dhe shkencore.

Diskutime të shumta janë zhvilluar për të dhënat e paraqitura në EuroGeographics, të cilat kanë mund të shkojnë në disa forma.

Këtu vjen një sqarim i shkurtër, por një gjë është e sigurt që EuroGeographic nuk lejon paraqitjen e të dhënave të mbivendosura apo hapësira ndërmjet të kufijve shtetërorë.

Në EuroGeographic janë të anëtarësuara Autoritetet kombëtare për hartografi, kadastër dhe regjistrim të tokave. Këto autoritete janë të obliguara t’i paraqesin të gjitha njësitë administrative të shtetit. Për këtë arsye gjeometria e kufijve është mjaft e rëndësishme për shtetet fqinje. Këto të dhëna gjithashtu prezantohen edhe në partnerët strategjik të EuroGeographic siç është Eurostat.

Dokumenti zyrtar i Agjencisë Kadastrale të Kosovës 2007

Sqarimi në vijim, mbi kërkesën nga Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), tani Agjencinë e Statistikave të Kosovës(ASK), për Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK). Kërkesa e Entit të Statistikave të Kosovës ishte lidhur me informacionin zyrtar mbi territorin dhe sipërfaqen e Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës i ofron ESK-së përgjigjen e kërkuar me shkrim më datë 5 Shkurt 2007.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale i asaj periudhe (2007) në shkresën zyrtare shkruan:

“të bashkangjitur e keni listën e Komunave të Kosovës me sipërfaqe të nxjerrur nga baza e të dhënave grafike dhe tekstuale. Zyrtare është baza tekstuale kurse më e saktë është ajo grafike”. Kjo shkresë është protokolluar me nr. 01/119/07 të datës 05.02.2007.

Në tabelën e bashkëngjitur së bashku me shkresën e cekur lartë, është dhënë sipërfaqja për secilën Komunë të Kosovës. Komuna e Pejës, në këtë tabelë zyrtare të vitit 2007 është me sipërfaqe të rrumbullakësuar 603km2. Territori i Kosovës po në këtë tabelë nga baza e të dhënave zyrtare është paraqitur me sipërfaqe 10907 km2. Edhe në këtë rast nuk ka në territorin e Kosovës Bjelluhë, Çakorr  dhe Kullë. Në rast se territori i Bjelluhës, Çakorrit dhe Kullës do të përfshihej në sipërfaqen e Komunës së Pejës, ajo do të kishte 685 km2 (e jo 603 km2) kurse Kosova do të kishte sipërfaqe 10987km2(e jo 10907km2). Nëse Komuna e Pejës, sipas pretendimeve është duke humbur territor sipërfaqja e saj do të mbetej 521km2(e jo 603 km2).

Konstatimi i qartë se nuk ka territor të humbur as të fituar por është ai territor që e kishte Kosova në vitin1974-2007 edhe sot në vitin 2016.

Komisioni shtetëror, vërteton se kjo shkresë është lëshuar nga ish Kryeshefi i atëhershëm, që d.m.th ai zyrtarisht e vërteton sipërfaqen dhe kufirin e Kosovës e që tani është njëri nga kundërshtarët e kësaj vije të shënuar nga komisioni shtetëror. Po ashtu është vërtetuar se të gjitha punimet dhe prezantimet e punuara nga ish-kryeshefi dhe kolegët e tij, tani kundërshtues të vijës kufitare, hartat që i kanë prezantuar janë harta me kufijtë identik të viteve 1974-1988-1999-2016, kufiri i vërtetuar edhe nga komisioni shtetëror.

Rrjedhimisht shtrohen pyetjet

-    Si mund të jenë kundërshtues të kësaj vije kufitare, ata të cilët, zyrtarisht e pranojnë e në mënyrë populiste e kundërshtojnë këtë vijë kufitare?
 
-    Si mund të jenë kundërshtues të shënimit të vijës kufitare ata të cilët kanë prodhuar, aprovuar apo nënshkruar e ofruar dokumente zyrtare me këtë vijë kufitare të vitit 1974-2016 që edhe sot ai dokumentacion është në zbatim?

Disa prej udhëheqësve të cilët kanë nënshkruar dokumentacion zyrtar me vijën administrative të Kosovës konform kufirit të shënuar shtetëror, e kundërshtojnë si p.sh dy ish kryetarët e Komunës së Pejës me Planet dhe strategjitë zhvillimore komunale, ish Kryeshefi i Agjencionit Kadastral me shkresën e bashkëngjitur, rasti me ata të cilët i kontestojnë ligjet që vet i kanë aprovuar e nënshkruar dhe janë apo ishin në zbatim.

Së pari duhet kuptuar se: në Jugosllavi territorin e Republikave dhe krahinave e përbënin komunat. Edhe sot shtetet e krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë janë të përbëra nga komunat. Prandaj, nuk mund të humb territor shteti pa humb territor komuna.   

Përputhshmëria e të dhënave për territorin dhe sipërfaqen e Komunës se Pejës dhe të territorit të Republikës së Kosovës në periudhën 1974-1988-1999-2016 është konfirmim i drejtë i punës se Komisionit shtetëror. Njëherësh, përveç fakteve të  sipërcekura është edhe konfirmimi dhe verifikimi i punës së komisionit ndërkombëtar Ad-Hoc, pastaj vërtetimi i mendimit të Departamentit të Shtetit Amerikan, se në shënimin e vijës kufitare nuk është gjetur asnjë gabim.

Komisioni shtetëror nuk ka krijuar harta të reja, nuk ka vendosur vija të reja administrative, por ka shënuar me sukses dhe përgjegjësi të plotë, vijën administrative ndërmjet të KSA  të Kosovës me R.S. Mali i Zi e tani vijë kufitare ndërmjet dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)