27 Prill 2024

Norvegjia vazhdon të mbështes Kosovën

Prishtinë, 25 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë  ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të sa ishte kryeministër, ministër i jashtëm, tash president.

Ai theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë  për të mbështetur përparimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)