25 Prill 2024

Haradinaj: Thaçi, Mustafa e Veseli po bëjn fushatë antikushtetuese

Prishtinë, 25 gusht - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vlerësuar se fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës.

Neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.

\"Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve\", ka pohuar Haradinaj.

Në këtë vend sipas tij gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nanën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove.

\"Deputetët e Kosovës nuk u janë nënshtruar shantazheve as në kohën e Millosheviqit dhe kanë ditur që edhe nën rrethim, edhe formalisht, t\'i nisin themelet e kësaj Republike.\"

\"Kosova do t\'i ketë kufijtë e saj, pa i marrë dhe pa i dhënë askujt. Do ta ketë të ardhmën e vet euroatlantike dhe rrugën e pakthyeshme drejt BE-së dhe integrimeve të tjera.\"

\"Por Kosova sot është e papërfunduar dhe populli i saj nuk do ta lejojë askend që t\'ia vrasë të ardhmën, qoftë edhe me do farë marrëveshjesh të dyshimta, me njerëz të dyshimtë e pa fije transparence.\"

\"Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!\", ka theksuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)