24 Prill 2024

ISIS mund të sulmojë me armë kimike

New York, 25 gusht - Ambasadori rus në OKB deklaroi se ekziston mundësia e madhe se ISIS të kryejë sulme kimike në Siri dhe Irak.

Vitali Churkin duke theksuar se grupi terrorist ISIS disa herë ka përdorur armë kimike, shtoi se rreziku i terrorizmit kimik është tepër serioz dhe lufta kundër këtij rreziku duhet të jetë serioze dhe në kuadër të një aleance ndërkombëtare.

Informacione të shumta dëshmojnë se terroristët kanë teknologjinë dhe mjetet e nevojshëm për prodhimin e armëve kimike, deklaroi Churkin duke shtuar se Rusia propozon përpilimin dhe nënshkrimin e Konventës ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit kimik dhe biologjik dhe kërkon nga të gjitha shtetet që t’i kushtojnë seriozitetin e duhur kësaj çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)