16 Prill 2024

Krasniqi u bënë thirrje deputetëve mos të votojnë demarkacionin

Prishtinë, 25 gusht - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’i thonë jo versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se deputetët e kanë obligim ta ndërpresin esato-zogizmin për faljen e tokave shqiptare.

Krasniqi ka deklaruar se çdo formë e presionit që mund të ushtrohet mbi deputetët është antiligjore dhe antikushtetuese.

Sipas tij, është tepër e frikshme që kryetari i shtetit dhe kryeministri i kanë mbyllur sytë dhe veshët ndaj çfarëdo argumenti që është prezantuar nga ekspertët e pavarur për demarkacionin.

Krasniqi ka folur edhe për protestën e 1 shtatorit, për të cilën thotë se është thirrur njëanshëm.

Ai ka thënë se dalja nga kjo situatë do të ishte rishqyrtimi i kësaj çështje nga një komision i ri, i përbërë nga ekspertët e pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)