20 Prill 2024

Kur guximi e humanizmi dominojnë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Për gjithë ata që e kanë pasion leximin, dhe kuptohet, për ata që nuk kanë pasur rastin ta lexojnë romanin ”Zëra nga  Cernobili”, të gazetares dhe shkrimtares së mirënjohur bjelloruse dhe njëherit fituese e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2015,   Svetlana Aleksijeviq, kam një preferencë: Lexojeni se nuk do të pendoheni...

Me një prezantim brilant të ngjarjeve që ndodhen pas 26 prillit të vitit 1986, kur shpërtheu  reaktori në centralin bërthamor Cernobil, gazetarja e mirënjohur bjelloruse, Aleksieviq i ofron opinionit te gjerë ngjarje e ndodhi nga kjo tragjedi kombëtare, por edhe me përmasa ndërkombëtare,  ku mbi 2 milion banorë të këtij rajoni, kanë pësuar dhe vuajnë pasojat e kësaj ngjarje.

Kur e lexon ketë roman, është vështirë ta nderpresh e te mos e vazhdosh, por e veçanta është se  (unë përsonalisht dy here  hoqa dore nga vazhdimi i leximit)  edhe mund te mos e vazhdosh leximin, apo ta nderpresesh me tutje, meqe  ka momente  kur prezentohen ngjarje e ndodhi dhe shpeshëherë ngjarjet e paraqitura, te tmerrojnë,  te friksojnë, te dekurajonë, te nxisin, te dhemb koka,  te provokojnë qe gjithësesi ta lexosh edhe  me tutje te bejnë te solidarizohesh me viktimen, por edhe te urrejsh ne mase te madhe  aparatqiket e pushtetarët deri te zyrtaret e kuq te Moskes .

Në këtë libër gazetarja  dhe Nobelistja Aleksieviq,  me punen  dhe hulumtimin e saj tre vjeqar ne teren, në kontakt me  puntorët e këtij centrali bërthamor, ish zyrtar te larte te partisë, mjek , ushtare, fshatare e intelektuale, me persona qe kane përjetuar në lekure e shpirt cfarojen dhe vdekjen e me te afermeve dhe me te dashurve te tyre , i ofron botes tabllo dhe nje pasqyre  me te vetmin qellim, siq thot edhe vet autorja:”Cernobili eshte nje mister dhe njoll per shekullin 21...”.

Ne kete liber,  na paraqiten me emer e mbiemra edhe mjeke e ekspert nga Institutet Berthamore te Bjellorusise, akademike.... qe kritikojne pushtetin qe nga niveli lokal e deri ne  ate qendror,  andaj edhe Nobelistja  Svetllana, ne radhe te pare,  me guximin dhe formesimin e saj politik e patriotik, perkunder kercenimeve,  qe perjeton, permes ketij libri, dergon nje mesazh shume te forte gjithekund ne bote, per pasojat e politikajve dhe liderve te pangopur e te korruptuar,  te cilet per interesa  e perfitime personale, jane ne gjendje te shkatrrojne edhe popullin e vet, siq paraqitet edhe  rasti i Cernobilit.

Cmimi Nobel, për Svetlana  Aleksieviq është pak..., por mendoj,  se çmimin me të lartë,  e ka marre  nga populli i vet dhe nga ata qe duan të vërtetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)