26 Prill 2024

NATO mandaton Ekipin Këshillues për Ministrinë FSK-së dhe FSK-në

Prishtinë, 24 gusht - Në shtabin e KFOR-it në bazën ,,Film City’’ në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e ngritjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për vet Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në aktin solemn të mandatimit të NALT-it për MFSK/FSK-në, morën pjesë; ministri i MFSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës ministrat: Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i  përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, gjeneralët: Zymer Halimi, Bashkim Jashari dhe  Nazmi Brahimaj si dhe drejtorë nga Ministria dhe komandant dhe shefa të njësive të  FSK-së.

Me këtë rast,  ministri Haki Demolli falënderoi NATO-n dhe KFOR-in për angazhimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e në veçanti falënderoi NATO-n për përkujdesjen ndaj ngritjes së institucioneve vendore të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Më tej, ministri Demolli foli edhe për rolin dhe rëndësinë e dy ekipeve këshilluese të NATO-s për Ministrinë dhe Forcën (NAT/ NLAT) që nga viti 2009,  të cilat siç tha, ministri Demolli, kanë pasur mision zhvillimin dhe profesionalizimin e Ministrisë dhe të FSK-së dhe pothuajse mision të ,,miqve ndër miq”. 

Këshilltarët që kanë qenë këtu, shtoi ministri Demolli dhe të tjerët që janë këtu, por edhe ata që do të vijnë pas jush, janë vlerë për MFSK/FSK-në, sepse doktrina dhe standardet e NATO-s janë vlera mbi të cilat Kosova do ta ndërtojë sistemin e mbrojtjes.

Në fund, ministri Demolli i dëshiroi punë të mbarë Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK-në si dhe i siguroi ata për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe të mirëseardhur në të ardhmen.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të FSK-së i falënderoi drejtorët e ekipeve këshilluese dhe këshilltarët e NATO-s, për punën, angazhimin, kontributin si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me FSK-në.

Gjeneral Rama tha se vizioni dhe qëllimet tona të përbashkëta e bëjnë punën tonë të përbashkët mjaft të suksesshme dhe se ky koordinim e bashkëpunim do të jap frytet e veta në të ardhmen.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i ndau drejtorit të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Ernest Horn ,,Medaljen për Shërbim Vetëmohues” për kontributin e tij në krye të ekipit si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me FSK-në gjatë shërbimit të tij, në krye të NLAT-it.

Në ceremoninë e mandatitimit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në folën edhe përfaqësuesit e NATO-s, zotërinjtë; Paul Savereux dhe Michel Soula, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Miglieta,  drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Ernest Horn, drejtori i NAT-it për MFSK-në, zotëri Dominic  Haydn Braithwaite.

Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për Ministrinë dhe për FSK-në do të jetë trup këshillues dhe ndërlidhës ndërmjet NATO-s dhe Ministrisë për FSK dhe vet FSK-në.  Drejtor i NALT-it, nga NATO u emëruar gjeneral brigade Dietmar Mosmann.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)