27 Prill 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për posedim të narkotikëve

Prishtinë, 24 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës  ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave Sh.H., S.H dhe R.Sh.

Sipas aktakuzës te shtetasit kosovarë Sh.H., S.H., dhe R.Sh, janë gjetur mjete narkotike e llojit “marihuan” e paketuar në 58 paketime në peshë të përgjithshme mbi 55 kilogram.

Andaj, me veprimet e tyre sipas aktakuzës ka elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psiokotrope dhe analoge nga neni 273, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndërsa, te i pandehuri Sh.H., përveç mjeteve narkotike është gjetur edhe një Revole dhe 6 predha.

Andaj, me veprimet e tij, sipas aktakuzës ka elemente të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Prokurori e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarit të shpallen fajtorë për kryerjen e veprave penale dhe të dënohen sipas ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)