29 Mars 2024

Dialogu nuk i shuajti strukturat paralele

Prishtinë, 31 korrik - Dialogu pesëvjeçar me Serbinë nuk ka rezultuar me shuarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, pavarësisht se ky proklamohej si qëllimi kryesor i bisedimeve ndërshtetërore.

Këto struktura janë ende aktive si në komunat veriore ashtu edhe në disa komuna në qendër dhe në lindje të Kosovës. Qeveria në Prishtinë thotë se dialogu nuk do të vazhdojë në pafundësi, sidomos jo nëse nuk zbatohen marrëveshjet e deritanishme.

Qeveritarët e përsërisin qëndrimin e tyre se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe pa u shuar strukturat paralele, shkruan “Zeri”.

Në anën tjetër përfaqësues të subjekteve opozitare dhe analistë politikë thonë se vazhdimi i dialogut duhet të kushtëzohet me shuarjen e strukturave paralele, megjithëse shprehen skeptikë nëse dialogu duhet të vazhdohet.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)