19 Prill 2024

NATO, manovër ushtarake në Rumani

Bukuresht, 31 korrik - Ditët e fundit, NATO-ja ka filluar manovrën ushtarake në Rumani, ku marrin pjesë mbi 2700 trupa nga pesë vende anëtare të Alencës dhe pesë vende të \"Partneritetit për Paqe\".

Manovra, me emrin e koduar SABER-GUARDIAN-16, zhvillohet në Cincu të Rumanisë Qendrore dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.

Objektivi i manovrës është testimi i aftësisë së bashkëpunimit ushtarak në Detin e Zi. Pjesëmarrësit janë nga Rumania, SHBA-ja, Polonia, Bullgaria dhe Kanada, si edhe Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, SHBA-ja dhe NATO-ja kanë zhvilluar një sërë manovrash në Europën Lindore, me synim për të zbutur shqetësimet e vendeve anëtare dhe për të treguar unitetin mes ShBA-së dhe aleatëve të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)