23 Prill 2024

Rikthimi i PDK-së

Shkruar nga Blerim Muriqi

Një telegrafizëm mbamendjeje na dërgon në deklaratën e Volfang Petiçit, se Rugova do u nënshkruante çka do që ata do ia kërkonin, por ai më nuk ishte fjala vendosëse në Kosvoë! Vendim marrësit e Kosovës sot janë në malet e saj!

Kështu përafërsisht kishte deklaruar Ambasadori Petriç asaj kohe. Ky deklarim i tij u dha rrugë proçeseve, por edhe faktorëve ndërkombëtar të cilët gjeten Lëvizjen Popullore të Kosovës, gjeten strukturat ushtarake të saj, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Një popull që lufton, dhe do çlirohet, dhe do bëjë pushtet!

Të kujt e bëri pushtetin Kosova?

Fund lufta doli edhe me një Marrëveshje të brendshme për pushtetin e pasluftës, bërë  atje diku në Kancelaritë e Francës, të cilën për fatin tonë të keq asnjëherë nuk e panë sytë e publikut. Por ajo, arriti qoftë edhe e deformuar të përkthehet në formulë qeverisëse për sytë e tij. Të paktën ai ishte Autoriteti vendor.

Mospranimin e pushtetit të dal nga lufta, edhe përkundër marrëveshjes në Francë, bashkë me Vakumin të cilin po e krijonte mospranimi i z. Rugova të kthehej në atdhe, pa çarmatosjen dhe shpërbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, provoj ta mbushte me nxitim Qeveria në Ekzil.

Ajo, në frymë e veprim, provoj të kontestonte Qeverisjen e dalë nga Marrëveshja mes faktorëve shqiptarë nën pranimin ndërkombëtar.

Qeveria Bukoshi shpejtoj me vendosjen e saj me seli në Prishtinë. Kjo dëshmon ishulllin e vetmuar ku jetonte Kali i trojës, i cili veq se ia kishte me hile atdheut, ishte dhe jashtë rrjedhës së ngjarjeve.

Me githë veprimeve të këqia, ajo dëshmoj se ishte dhe në jo kontakt e koherencë edhe me drejtuesin e saj ligjor z. Rugova, çka e bënte atë të pabesueshme për përkrahësit e tij në panik.

Ajo po vinte si nga shumë tjera edhe nga një humbje (mbase e përfolur), të bashkëprovës së grushtit të shtetit të shtatorit 1998 me PD e Berishës në Shqipërinë e halleve të luftës së Kosovës, në humbjen e radhës, këtu në Prishtinën e çliruar dhe Kosovën e kudo kthimit të popullsisë.

Me çarmatosjen e njësitit të saj, në veri të Shqipërisë politike, përfundoj edhe mundësia për të performuar një rrezik të një lufte civile apo formacionesh. Mbase, kjo një ëndërr në kush e di sa koka të sëmuara.

Nën këtë rrethanë që në shkëndijën e parë të çlirimit Lëvizja Popullore e Kosovës, përlindësja e Ushtrisë  Çlirimtare, dhe përfaqësisë së saj politike, nga e cila dhe doli qeverisja e parë e pasluftës, filloj aksionin politik të bërjes së një partie politike mbi themelet e Luftës çlirimtare, thjeshtë mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si gjithmonë në LPK, as kësaj radhe nuk u fanit shpresa. Idealet fituan edhe mbi këtë goditje organizative, sepse po shkëputej pjesa dërmuese e radhëve politike dhe ushtarake për të mos vazhduar angazhimin e përbashkët çlirimtar në viset e pushtuara nën ish Jugosllavi.

Kjo pjesë e shkëputur me mbledhjen e Prizerenit filloj organizimin politik në Kosovë (derisa pjesa tjetër është histori më vete). 

Kështu filloj me Partinë e Progresit Demokratik etj për të rezultuar me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila për 16 vjet të veprimtarisë së saj u drejtua nga një lidership i fortë nëpër procese të mira e të dyshimta, me paaftësi të skajshme dhe Delir shembullor.

Me merita e faje ajo është këtu!

PDK-ja në këto vite edhe pse dukej se kishte filluar rreshtimin brenda saj të një klase të sprovuar e në harmoni, e cila vinte nga një respekt ndërsjelltas shtresuar nëpër rrugën e bërjes së lirisë shpejt u pa se nuk e ndante atë vlerë.

Rreshtimi pas njëshit, heshtja dhe servilizmi i treguar do ishin fatet e ngritjes e mundësitë e suksesit brenda saj. Këtë frymë nuk e honepsen shumë nga shokët e djeshëm kontribues dhe kjo reflektoj ndikueshëm pushtetbërjen e re të dy niveleve si përbërje kualitative.

Institucionet u rimbushën me ish Jugosllavët shqiptar nën shefat e rinj dhe në shërbim të ambicjeve të reja.

Klasa ish jugosllave e mësuar në zakonin e shërbesës u bë një livadh ku hamshorët e pushtetit të ri livadhisen e prej ku gjatuan zhvatjen e vendit.

U bënë shumë Gabime edhe në bashkëautorësi me sa nga faktori ndërkombëtar, të cilët kishin lënë vendin e tyre të zhvatnin prenë e sapothesi të hapur.

Kishte dhe tjerë (Fatkeqsjellësit reale të Kosovës), ardhur nga shërbime të huaja për të lajthitur klasën e re pushtetbërëse për hesape X!  

Ah….., këto hesapet X !?! Mase një ditë do mundemi t`ua mësojmë edhe emrin ?!!

Si gjithmonë e kudo në kohën e re, pas përvojave të hidhura të bashkësisë ndërkombëtare me shpërdorimin që i bënë ndihmës për tu çliruar Sadam Hyeseini dhe veqanarisht Talebanët, duke i kthyer vendet e tyre nga pushtete çlirimtare në pushtete e mendësi tiranie e terroriste, dhe duke  paraqitur rrezik për rajonin e më gjerë, ata (ndërkombëtarët), u kujdesen që çlirimi i Kosovës të mos shëndriste gjokset e çlirimtarëve.

Por, as edhe të lejonin një pushtet pa kufi në duart e pushtetit të ri e në emër të këtij çlirimi. Ne tek ta kishim një emër të cilin akoma nuk e dimë! Mbase na menduan për mentalitet oriental?!!! Ku i dihet? Të paktën kujdesin e ushtruan të skajshëm!

Ashtu siç u kujdesen të relativizonin shkëlqimin e Klasës çlirimtare me ribërjen e kultit të Rugovës, tashmë të kthyer nën ankthin e 200-300 pritësve edhe fëmijë të mekur, Bashkësia ndërkombëtare me këtë (ribërjen e Rugovës), ia arriti që tashmë klasën çlirimtare të shpërbërë e të lënë jashtë institucioneve në pafuqinë e saj e në rrugën e madhe të mbijetesës, këtë masë të paparashikueshme ta shtynte në luftën me mullinjtë e erës, nga ku, do bënte punën e sizifit në angazhimin e saj për të mos lejuar të kthehej hija e Milutiniviçit Rugova në Pushtet.

Një bindje apo fiksim ky politik lënë përgjysmë nga flakët e luftës i kudo çlirimtarëve për fillozofinë nënshtruese të Rugovës e mbijetuesve të mbetjeve të vjetra.

Nje gjetje e shkëlqyer kjo për të lindur nëpër defekte konkurencen reale politike dhe për të mbajtur organe të dobta.

Ndryshe shpejt do mësohej veshi i secilit për fitoren dhe bartësit e saj me çka pushteti I ardhshëm do kishte një ngjyrë vote.

Kjo vështirë të lejohej, sepse fragmentarizimi i NATO-s me ndarjen e zonave ushtarake të interesit e mbulimit ishte i madh dhe ishte gjeopilitk. Dukej se të gjithë bënin llogaritë e veta.

Sa më e madhe brishtësia e pushtetit vendor aq më larg do e qonte Referendumin popullor për pavarësinë.

Kjo i bashkonte të gjithë sa ishin në Kosovë veçuar Amerikanët e qartë, por edhe ata donin kohën e tyre ta bënin realitetin të pakthyeshëm.

Edhe pse nivele të ndryshme, ishin kujdesur që rrjedha të kishte hapin dhe kahjen e njëjtë edhe brenda taborrit tonë.

Me masën ish jugosllave që kishin sistemuar në administratë e kudo-shtet dhe me majat e kapura të pushtetit nga çlirimtarët të cilëve u shërbente masa e parë, ata zhbënë përballjen e brendshme akoma pa lindur, pra zhdukën përplasjen si mundësi dhe hapen konkurencen.

Ata gjithashtu u kujdesen të mos kishim asnjëherë një fitues të deklaruar nga pesha e votës. Të themi, e tëra kjo u shëndrrua përgjatë viteve në Pushtet lëngatë. Bashkësia ndërkombëtare nuk ishte gati dhe ne duhej të mos kishim Njëzërin që të nguteshim!

Në këto rrethana Partia Demokratike koncentroi sasi të mjaftueshme mbështetjeje me votë për proceset, prezencen, pushtetin, por edhe Gabimet.

Ajo është këtu dhe ne duhet ta shohim këtë!

Nuk vonoj mori rrugën e Opozitës.

Zgjedhjet e para bënë çudinë e kudodëgjueshme, pas luftës së fituar përfaqësimi i çlirimtarrëve po e humbte betejen elektorale!

U tha e ç`nuk u tha?! U tha u rrëzuan çlirimtarët por në fakt simbioza çlirimtarë me vartës ish jugosllav kishte prodhuar pushtetbërje të urryer dhe ata u dënuan.

Pushteti që doli nga zgjedhjet nuk mjaftonte ta flakte PDK-në dhe u detyrua ta përfshinte dhe atë për të ndërtuar  praktikën më të keqe që njeh historia e pushteteve atë të të gjithëve.

Qeveri të dobët me përfaqësim injorantësh dhe praktikë dilitante. Mnistrat merrnin detyra dhe jepnin llogari nga partia e në parti.

Diverzionin e Rugovës në qeveri e relativizuan me axhendat e me të huajt. Të tillat s`kishte si të mos i kishte për zemër i keq mësuari Rugovë, të cilit i shijonte veloja e munguar madhëruese e paraluftës.

Edhe në këto rrethana PDK tregoj durim e maturi, nuk e rrezikoj koalicionin dhe respektoj edhe teprimet injorante të ministrave mistrecë të cytur nga partia të thuash Armike.

Kur kujtoj ato kohë dhe më vien në mendje figura të shkreta si ajo e kryeministrit Rexhepi e ministres Tërmkolli sa nuk më plasin të vjellat.
 
Zgjedhjet e radhës e nxorën PDK-në në opozitë të mrëfilltë dhe parimisht duhej të ishte bërë mirë. Shkuarja e Ramushit në Hagë prodhoj një mungesë të maces ku minjtë jo vetëm se do loznin po edhe e lozën edhe Luanin. Ata sikur mendonin se janë në kioskat e lagjes.

Rugova në velon e tij qyqare dhe Qeveria Aleanciste e vojtur si më keq si në rezultate dhe performancë u shpërfytyruan aq keq sa kthimi në pushtet i PDK-së u pa si një domosdoshmëri.

Rruga e Hashim Thaqit për në Kryeministri përmes votës ishte tashmë e shtruar. Fati i hoqi edhe Rugovën nga rruga. Me Fatmr Sejdiun në krye të LDK-së  ai do ndjehej në shtëpi të vet për gjithë vendimmarrjen.

Me një potencë të tillë vendimmarrjeje, me LDK-në tashmë të ndarë e në duart e tija, me president Fatmir Sejdiun,  Drejtuesin e SHIK-ut në prapaskenë, Kryetar parlamenti Jakup Krasniqin dhe Shefin e grupit parlamentar një lojtar të pashoq që kushdo parti do e donte në zhdërvjelltësinë e tij ai kishte dhe një detyrë shtesë që të kapte gjithë fijet e vendit, përfaqësimin miratues të Opozitës, Karizmën e quajtur Ramush Haradinaj.

Atë nuk vonoj ta ketë. Në agjenden kombëtare Ramushi kishte sakrifikuar sa herë dhe ai këso llogarish nuk dinte të bënte. Atje ku kishte dhënë gjakun do jepte edhe përfaqësimin.

Siç thamë më lartë, Kosova do lëvizte drejt referendumit apo pavarësisë sapo të kishte qeverisjen e votës, dhe kjo tashmë erdhi si një kurdisje e gjithë zhvillimeve. Ato u puçen në një pikë dhe PDK-ja kishte atë Nder, Hashimi mori atë Lavd!

Kështu e në këtë paradigmë të opozitarizmës së saj dhe kthimit në pushtetin e votës PDK-ja ndërtoj autoritarizmin e brendshëm.

Me shpalljen e pavarësisë gjithçka ndryshoj. Shkëlqimi bëri dhe distancën aq të nevojshme për autokratët dhe autokracitë.

Ajo nuk ishte ndalur në betonizimin e saj brenda një klisheje shokësh. Me kohën edhe ata po cviliteshin dallgësh siç gjithnjë ndodhë nën hirin e shkëlqimit të të parit.

Askush më në PDK nuk do shkëlqente veq të parit, askush më nuk do bëjë hije mbi dhe veç tij deri në përlindjen e saj. Gjithë tjerët në rastin më të mirë vazhduan zhvatës tereni e në rastin më të keq përfunduan në oportun që hanë bukën e rrogtarit.

Anëtarësia në zakonin e saj do rrijë e bëjë sehir e fyer si më keq nga veprimet e shefave dhe komunikimi i munguar. Por një parti në pushtet, në vendet e varfëra si ky yni, domosdo se do e mbaj masën votuese gati të paprekshme.

Ajo do shkonte për Fitoren e madhe në zgjedhjet e radhës.  Por jo, Ndërhyrja ndërkombëtare me publikimin e Aferës „Pronto“  bëri që të trondiet gjithë baza morale e saj.

Dhe si për kurdisje pasojash, njëkohësisht  sikur u mbush harta me zbulimin e madh të një përfaqësuesje poashtu të ndërkombëtarëve në Prishtinë, se pushteti kishte kerkuar nga Euleksi kokën e Fatmir Limës për kokë turku dhe ia kërkonte dënimin edhe moral edhe faktik.

Një Fatmir Limë prapa Grilave dhe në gojen e një orkestre propagandistike do diciplinonte këdo që shihte ëndërr të kishte mëvehtësi vepruese brenda partisë. Ai kishte guxuar ta bënte këtë si ministër i Transportit e mbase jo vetëm atje!

Ofendimi i paparë në aferen Pronto i z. Krasniqi kishte revoltuar ndërgjegjen e Partisë dhe me të të një mase të madhe të saj.

Një revoltë e tillë formëzoj daljen e një grupimi nga Partia. Mos durimi moralist që shkaktoj jo vetëm Prontoja por edhe sjellja e mëpastajshme e aktorëve të saj kishte prekur gjithë zingjirin e idealistëve në Parti.

Ata po kalkulonin daljen dhe vonesa u bë fushëbeteja ku fitoj padyshim Pushteti i cili ishte lëshuar në gjithë peshen e tij. Koha kjo veti e artë e atij që po vinte goditi dhe një herë.

Propaganda brenda partisë për Fatmir Limajn kishte bërë efektin e saj dhe si çdo punë e menduar mirë edhe kjo dha rezultatin e plotë.

Ai bëri gabimin kapital kur nuk u shkëput që në kthim nga Haga. Reputacioni i tij atëherë do kishte ndrruar gjithë rreshtimin politik në vend. Duhet të kenë ndikuar lidhjet e praktikat e shërbimit në llogari të Hashimit e partisë.

Ata ia arritën ta prolongonin ndarjen dhe të fitonin mbi të, sepse filluan diskreditimin e tij që në riafrim e deri në urdhër kërkesat ndaj drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë (sipas një zyrtareje të saj, e cila është akoma në proces) të cilat kanë mbetur aktive edhe sotsi për relike të një goditjeje!

Sapo nisi rreshtimi formues i Nismës dhe z. Krasniqi nuk u pa të merrte drejtimin e ndarjes, një tërësi zërash në parti rikthyen mendje dhe u strukën atje ku janë.

Ata thjeshtë nuk donin ti shkonin prapa Fatmirit tashmë të satanizuar nga propaganda dhe veprimet arbitrare të ndërkombëtarëve.

Megjithatë Nisma arriti ta dënonte PDK-në, por jo mjaftueshëm, duke ia marrur rreth 6%-shin e artë si masë e mbase dyfishin e saj si frymë.

Ajo PDK-ja mori mesazhin. E ndjerë në rrezik kishte vetëm një shpëtim, Pushtetin, të mbetej palë. Dhe për të ishte e gatshme të jepte gjithë përfaqësimin sipëror.

Askush nuk donte të ndante pushtetin me të, thonin për të këqiat që kishte bërë me pushtetin, por teoritë e konspiuracionit lënë të hapur dhe cytjen e jashtme.

Ajo gjeti dhe një herë rrugën, Isa Mustafa në limitet e moshës me Prishtinën e humbur dhe të kaluarën pro serbe u bë metë frytdhënëse. Gjashtë muaj ecejake, kohë e mjaftueshme për zanatçinë e saj.

Një projekti gjithçka duhej ti shkonte ujë edhe me këto dëmtime. Në skenë Po vinte Kadri Veseli, dhe  nuk kishte më vend për një të dytë. T`i kenë ndjerë erërat, sipas atyre që akuzojnë, nuk e besoj. Ai ishte aty në pas hijen e vet dhe më shumë sa dhe publiku të gjithë e dinin.

Ai erdhi lehtas dhe filloj praktikën e drejtimit të partisë nga posti i zëvendësit të kryetarit të partisë, pozitë kjo e shpikur për të bërë dallimin. Gjithçka ishte farsë, konventa, rreshtimi e deri tek përzgjedhja zgjedhore partiake, e cila u përcoll edhe me atë parlamentare!
Kadriu gjithmonë ka kohën e mjaftueshme.

Ai nuk u ngut të merrte detyra të karakterit egzekutiv, kishte nevojë të komunikonte me publikun, të zinte kohën e munguar. Dhe për këtë nuk ka vend më të mirë se sa nga drejtimi i kuvendit.

E filloj me një babagjanllak për tu lakmuar dhe në kontest të ashpërsisë së zhvilliimeve  e qoj deri të themi në përmbysje. Na pëlqente të gjithëve, sepse gabimi i pushtetarëve me marrëveshjet që prezumonin dhe tradhtinë ishte i madh.

Në cilësinë e garantit të shkarkimit të energjive përplasëse ai dha dy premtime, të cilat ngazëllejnë cilindo qytetar të denjë të këtij vendi. Tha se, derisa ai të ishte Kryetar i Kuvendit aty nuk do përdorej dhuna e as që do futej policia dhe se nuk do shkonte asnjëherë tek ambasadorët!

Deklarata shumë pretenduese për realitetin tonë, por megjithatë neve na bëri ta besojmë derisa të ishte në mbajtje të tyre.

Gjërat ndryshuan shpejt, me sa duket e vunë me shpatulla për muri. Për të nuk u kujdes as opozita. Të paktën ta ruante si asetin e vetëm që kishte në jeten institucionale të vendit.

Do tregoj e ardhmja si e çfarë ndodhi, por një gjë u pa hapur policia e futur në kuvend as që kishte ndjesinë se aty ka një drejtues...

Thënë troq, o do pajtohej, o si mbetej tjetër veq se të merrte bileten për në Biel Biene. Dhe ai zgjodhi të parën. Atij i është dashur gjithmonë kohë për të shtruar rrugën në këto vitet e pasluftës, të urojmë se këtë zakon e njeh mirë.

Sot jemi këtu pas një përshkallëzimi jo vetëm të situatës por edhe të besimit. Marrëveshjet janë aty dhe presin me gojën hapur të na hanë të gjithëve.

Protagonizmi i Hashimit, përlindja poltike e PDK-së dhe servilizmi i detyrueshëm i Isa Mustafës sikur janë trinomi i zarës në hargjim të Kadri Veselit. Ajo ka gjashtë fusha, dmth jemi në mesin e rrugës para se ruleti rus të kalëroj fatet e vendit!

Të jesh apo të mos jesh?! Një pyetje që i shtrohet vetem Kadri Veselit. Gjithçka është e lidhur me fatin e tij politik.

Në hapsirat shqiptare vetem Partia e Punës arriti të përlindtte, sepse kishte kuptuar fundin e një epoke.

PDK në këtë kohë nën tallaze mund të përlind veten e saj. Bazuar në atë thënjen se të gjitha rrugët qojnë në Romë, përkthyer në rastin tonë caku përbashkues i tyre bie të jetë rinegocimi i marrëveshjeve.

Për të fituar hapin dhe kohën e përlindjes, duhet lozur me tri fushat e mbetura të zarës në radhën e tyre.

Meqë frutet e pjekura vilen po të premtoj koha bëje z. Veseli!


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)