16 Prill 2024

Ishujt grekë janë plot e përplot yje të Hollywood-it

Athinë, 30 korrik - Shumë janë yjet botërore, artistët etj., të cilët këtë verë e kanë zgjedhur Greqinë për t’i kaluar pushimet e tyre. Si çdo vit, ashtu edhe sivjet shumë njerëz i kanë preferuar ishujt grekë.

Më të preferuarit prej tyre janë Mikonosi kozmopolit. Në ishull me avionin e tij privat mbërriti mbajtësi i Oskarit Leonardo di Kaprio në kompaninë e katër miqve. Javën e kaluar në Mikonos ishte edhe Xherard Bëtlër me të dashurën e tij.

Atje ishte edhe Brus Uilis, i cili vizitoi me jahtin e tij luksoz edhe disa ishuj të tjerë. Me një jaht në Mikonos për dy ditë mbërriti edhe “Spajdërmeni” Tobi Maguajër, i cili pas kësaj i vazhdoi pushimet e veta në Santorini. Përmes ishullit të erërave kaloi futbollisti i njohur i Bajern Munihut Robert Levandovski. Ishulli Skiatos u zgjodh vitin e radhës nga Kejt Hëdsën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)