29 Mars 2024

Kryeministri rumun kërkon plan të NATO-s në vend

Bukuresht, 30 korrik - Kryeministri rumun Daçian Çolosh kërkoi nga ministrat e mbrojtjes dhe nga ata të punëve të jashtme për të përgatitur një plan deri në fund të gushtit për krijimin e një brigade ushtarako-detare ajrore shumëkombëshe të NATO-s, e cila do të bazohet në Rumani.

Afati përfundimtar për formimin e brigadës është prilli 2017. Pas një mbledhjeje të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare Presidenti Klaus Johanis bëri të ditur se të paktën gjashtë aleatë kanë shfaqur interes për pjesëmarrje në brigadë, për krijimin e së cilës u mor vendim në samitin e NATO-s në Varshavë më herët këtë muaj. Johanis bëri të ditur se do të marrë pjesë në Poloni, kurse Bullgaria ka propozuar 400 ushtarakë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)