26 Prill 2024

Vihet gurthemeli i objektit të zjarrfikjes dhe shpëtimit

Podujevë, 29 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme z. Skënder Hyseni, në ceremoninë e sotme të vënies së gurthemelit për ndërtimin e  objektit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, tha se MPB-ja po punon për përmirësimin e infrastrukturës për nevojat e njësive të  zjarrfikjes dhe  shpëtimit në tërë Kosovën.

“Kjo bëhet në vazhdën e punëve   për ta përsosur edhe më tej këtë fushë dhe për t’i standardizuar shërbimet e zjarrfikjes   dhe shpëtimit. Ky objekt që po fillojmë sot ta ndërtojmë do të plotësojë nevojat e njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës. Në një të ardhme të afërt ky objekt mund të zgjerohet sipas nevojave të njësisë përkatëse të SHZSH të kësaj komune”– tha ministri Hyseni.

Ai gjithashtu falënderoi kryetarin  z. Agim Veliu për pjesëmarrje në këtë akt solemn dhe për angazhimin e shërbimeve komunale për krijimin e kushteve për ndërtimin e këtij objekti, i cili do të ndërtohet brenda afatit kontraktues.

Ndërsa kryetari i kësaj komune z. Veliu, falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë  investim të MPB-ës, si  njërin  ndër projektet më të rëndësishme për Podujevën sepse njësia e zjarrfikjes  dhe shpëtimit në këtë qytet ka punur në kushte mjaft të vështira. Ky objekt i ka 900 m2 dhe do të kushtojë 213.000 E.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)